Kjo është “Pyri,” një pajisje e dizenjuar për të parandaluar zjarret në pyje, e cila së fundi ka fituar çmimin ndërkombëtar “James Dyson” si shpikja më creative.
Pajisja me formë të çuditshme nuk ka asnjë pjesë të lëvizshme dhe është e ndërtuar kryesisht nga material si qymyri dhe dylli. Ajo është dizenjuar për t’u hedhur nga helikopterët në pyje larg zonave të banuara.
“Pyri” është dizenjuar për të sinjalizuar paraprakisht shërbimet zjarrfikëse dhe komunitetet lokale për mundësinë e zjareve në pyje. Krijuesit e saj u frymëzuan nga bohçet e pishës, të cilat i lëshojnë farat e tyre vetëm kur zjarret iu shkrijnë rrëshirën e guackës së jashtme.
Ashtu sikurse bohçet e pishës, edhe guacka e jashtme e “Pyri”-t është prej dylli dhe shkrin nëse temperatura përreth arrin në 80°C, duke çliruar një tretësirë uji të kripur. Elektrolitet e gjendura në këtë solucion, prodhojnë më pas një sinjal e elektrik, i cili vendos në punë një transmetues valësh radio. Ky sinjal shërben për të informuar shërbimet zjarrfikëse dhe komunitetet në fazën e hershme të zjarrit.
a eshte kjo paisje ne shitje te lire kush ka shkruar ket shkrim di me shum te dhena psh ne u s a ka apo jo