“Nuk ofroj informacion për parti politike”, kë mbështeti Alexa mes Trump e Harris

7 Shtator 2024, 21:50Hi-Tech TEMA
“Nuk ofroj informacion për parti politike”, kë

Kur u pyet për arsyet për të votuar ose jo për Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së këtë vjeshtë, asistentja dixhitale e Amazon, Alexa dha shumë argumenta pro saj.

Por kur e pyetën të njëjtën gjë për ish-presidentin Trump, asaj “i ngecën” fjalët.

Alexa thuhet se e quajti Harris një kandidate të fortë me një rekord të dëshmuar arritjesh, duke lavdëruar mënyrën se si ajo theu barrierat kryesore gjinore dhe duke ndihmuar komunitetet e diskriminuara.

Kur u pyet e njëjta pyetje për Trump, asistenti u përgjigj: “Unë nuk mund të ofroj përmbajtje që mbështet një parti politike ose kandidat të caktuar”.

Kristy Schmidt, një zëdhënës i Amazon, tha në një deklaratë të dërguar me email se ndryshimet në përgjigjet e Alexa ishin “rezultat i një gabimi” dhe se kjo është korrigjuar që atëherë.

Por zëdhënësi i fushatës së Trump, Steven Cheung u përgjigj në një deklaratë: “Nëse askush nuk do ta kishte vënë në dukje këtë ‘gabim’ në mediat sociale, a do ta kishte kapur Amazon? Jo.”

Kandidati Trump ka pretenduar prej kohësh se ai trajtohet në mënyrë të padrejtë nga mediat kryesore dhe establishmenti amerikan, shpesh duke u ankuar se asnjë ish-president apo aktual i SHBA-së nuk është trajtuar ndonjëherë kaq keq.

Lini një Përgjigje