
Dy ushtarë rusë nga Kamçatka, në Lindjen e Largët Ruse, të cilët refuzuan që të merrnin pjesë në luftën ndaj Ukrainës janë dënuar secili me dy vjet e gjysmë burg.
Mediat e huaja shkruajnë se ushtarët Alexander Stepanov dhe Andrei Mikhailov, u shpallën fajtorë për refuzimin e urdhrave për të shkuar në luftë gjatë kohës së luftës. Presidenti rus Vladimir Putin vitin e kaluar amendoi kodin penal për të përfshirë dënime me burg deri në tre vjet për shkelje të tilla.
Gjykata ushtarake në Kamçatka dënoi Stepanov dhe Mikhailov më 25 dhe 27 prill, respektivisht. Dy burrat nuk janë dërguar ende në burg dhe mund të apelojnë.
Ndërkohë Putin urdhëroi 300,000 trupa shtesë shtatorin e kaluar për të forcuar përpjekjet luftarake të Rusisë në Ukrainë, ku ushtria ka pësuar viktima të rënda në luftën gati 15-mujore.
Lini një Përgjigje