
Ricky Martin i është përgjigjur akuzave se ka pasur marrëdhënie seksuale me nipin e tij.
Në fillim të këtij muaji, këngëtarit iu dha një urdhër ndalimi që përmendte abuzimin në familje megjithëse përfaqësuesit e tij e mbyllën akuzën, duke thënë se “kjo është krejtësisht e rreme”.
Kur lajmet për urdhrin e ndalimit u publikuan, nuk ishte e qartë se kush e kishte kërkuar atë.
Megjithatë, pretendohej se kishte ardhur nga dikush me të cilin Martin kishte qenë i përfshirë.
“Palët kishin shtatë muaj lidhje. Janë ndarë dy muaj më parë, por kërkuesi nuk e pranon ndarjen”, thuhej nëpër raportime.
Martin i ka mohuar me forcë akuzat e bëra kundër tij se ka abuzuar me nipin e tij, duke i quajtur “të neveritshme”.
“Ricky Martin nuk ka qenë kurrë dhe nuk do të ishte kurrë i përfshirë në asnjë lloj marrëdhënie seksuale apo romantike me nipin e tij”, ka thënë avokati i 50-vjeçarit, Martin Singer.
Këtë javë, Martin do të paraqitet në gjykatë ku një gjyqtar do të vendosë nëse urdhri i ndalimit duhet të mbetet në fuqi apo të ndërpritet.
Aktualisht, ai po përballet me një numër çështjesh të tjera ligjore pasi ish-menaxherja e tij, Rebecca Drucke, po e padit atë për pretendimet e komisioneve të papaguara.
Vetë ai nuk i është përgjigjur publikisht pretendimit të Drucke.
Marrë nga “Cosmopolitan”
Ky eshte kokrra e bythe-qirit, cfare t'i besodh plehres eshte martuar dhe ka per burre nje mashkull. LGBTQ e kane degjeneruar boten.