Rita Ora kujton 12 vjetorin e albumit të saj të parë “ORA” me këngën që ia kushtoi Kosovës: Do u mbijetojë dekadave

25 Gusht 2024, 10:55Lifestyle TEMA
Rita Ora kujton 12 vjetorin e albumit të saj të parë

Albumi i këngëtares së njohur botërore me origjinë shqiptare, Rita Ora i titulluar “Ora” ka bërë 12 vite që nga koha që ai u lançua për publikun për herë të parë.

Albumi “Ora”, i cili ishte një dedikim për vendlindjen e saj, Kosovën arriti shumë shpejt që t’i dhurojë asaj suksesin e merituar duke e ngjitur atë shumë më lart në hartën muzikore.

Artistja shqiptare, Rita Ora është bërë nostalgjike dhe është kthyer pak pas në kohë, duke përkujtuar përvjetorin e fillimit të suksesit të saj.

Në një video të postuar në Instagram, ajo ka bërë një kolazh të momenteve kryesore të këngëve të këtij albumi, teksa e gjithë videoja është e shoqëruar nga ritmet e këngës “Shine Ya Light”, një këngë e cila është dedikim për vendlindjen e saj, Kosovën.

“Zoti im, nuk mund ta besoj që kanë kaluar 12 vjet që nga dalja e albumit tim debutues ‘Ora’! Ajo është një mbretëreshë dekade!!

Dashuri e madhe për të gjithë ata që e kanë dëgjuar që nga viti 2012! Cila është kënga juaj e preferuar nga albumi?”- shkroi artistja shqiptare krahas videos së shpërndarë në rrjetet sociale.

Rita Ora ka treguar gjithmonë një përkushtim të veçantë për vendlindjen e saj dhe për adhuruesit e saj që e kanë mbështetur gjatë gjithë karrierës.

 

4 Komente

  1. K
    Ka per te tere

    Rita nje copoe kurve kengetare qe shkerdhehet vetem me zezake, e ka shkerdhyer edhe zezaky Hamilton qe garon ne F1. Shkerdheu e ema shkerdheu e bija, jane ne gare kush pallohet me shume.

    Përgjigjjuni
    1. l
      lani...

      VK pa lidhje

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kosovari nga Shqipëria

        Po nuk keni turp, po nuk keni pikën e patriotizmit o njerëz dembel, që rrini në celular dhe shani tl gjithë ata që punojnë, që nuk ju kanl në hesap ju qenjeve të rëndoma. Suksese moj vajzë që i ke ngritur lart emrin Kosovës.

        Përgjigjjuni
        1. E
          EmigrANTI

          Wow sa te pacipe jeni o njerez ?? Late nam , po nuk ju pelqen mos shkruani ; po nje fjalor kaq banal nuk ju ben me te mire !!!!Respekypjeni per vlerat qe ka dhe mos i thoni ato qe ska !!!?? Suksese Vajza

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje