
Cristiano Ronaldo po mendon për jetën e tij pasi të tërhiqet nga futbolli. Ylli portugez po ndërton një banesë në rivierën portugeze, ndërsa po vuan sepse nuk po arrin të gjejë një shef kuzhine të specializuar në përgatitjen e sushit.
Pas transferimit të tij në Arabinë Saudite, u duk se punët po shkonin mirë për Cristiano Ronaldo-n, por edhe ylli portugez e ka një shqetësim!
Ai nuk po gjen dot një shef kuzhine të specializuar në përgatitjen e sushit, ndërsa është i gatshëm ta paguajë 5100 Euro në muaj.
Ikona portugeze po planifikon jetën pas tërheqjes nga futbolli dhe rezidenca e tij në rivierën portugeze, e cila ka një vlerë prej 19.5 milion Eurosh do të përfundojë në qershor.
Pallati luksoz pritet të jetë gati deri në qershor, por është hasur me probleme sa i përket plotësimit të vendeve të lira të punës.
Kuzhinieri që Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij Georxhina kërkojnë duhet që të jetë në gjendje të përgatisë pjata të shumëllojshme, raporton tabloidi anglez “Daily MAil.
Përveç gatimeve tradicionale portugeze, kusht është edhe përgatitja e sushit. Kuzhinieri i përzgjedhur do të përfitojë 62 mijë Euro në një vit. 37-vjeçari kërkon edhe një maxhordom, rroga e të cilit do të jetë 66 mijë Euro në një vit.
Rezidenca në Quinta da Marinha është disa katëshe dhe Cristiano Ronaldo ka planifikuar që të jetojë me familjen e tij pasi të dalë në pension
Por që portugezi të nisë jetën e re, do t’i duhet pak kohë, nisur nga fakti se ai ka filluar një projekt të ri në Arabinë Saudite me klubin e Al Nasr.
Lini një Përgjigje