Rudina Magjistari flet si rrallëherë për bashkëshortin: Është vërtet i mrekullueshëm, më toleron shumë

24 Korrik 2022, 11:41Lifestyle TEMA

Rudina Magjistari flet si rrallëherë për bashkëshortin:

Moderatorja e njohur Rudina Magjistari ka dhënë një intervistë ku ka folur për jetën e saj private dhe bashkëshortin. Rudina dhe bashkëshorti i saj, Xhavit Bajrami, kanë më shumë se 10 vjet tashmë që janë bashkë, dhe moderatorja nuk i kursen fjalët e mira për partnerin e saj. 

“Kemi gjetur një mënyrë se si koordinohemi edhe… nuk dua të përsëris atë që flasin me superlativa për bashkëshortët, por ai i imi i meriton fjalët. Është vërtet i mrekullueshëm dhe kombinojmë dhe plotësojmë njëri-tjetirn.

Kombinojmë oraret, nëse vajza ime qëndron në shkollë, është orari kur ajo shkon në kurse unë jam në program. Kështu që i kemi të ndara ditët, herë unë herë ai. Në mbrëmje jemi në shtëpi, nuk jam njeri i natës dhe ftesa të kësaj natyre i refuzoj sepse dua të jem pranë familjes”– tha ajo gjatë një interviste me moderatorin Labinot Gashi.

Më tej, Rudina ka thënë se ajo është prej shumë vitesh pjesë e televizionit dhe mbështetjen më të madhe e ka nga bashkëshorti.

“Kam një suport të jashtëzakonshëm nga im shoq, ai e kupton ngarkesën time kështu që e kam ndihmë shumë të madhe. Edhe unë e kuptoj atë, por është ai që më toleron pak më shumë sepse puna ime është e tillë që nuk marr do leje nga puna”, deklaroi moderatorja.

6 Komente

  1. k
    krusha e madhe

    Rudin i kahit ashte i drenices apo prevalles, ne kosovaret se kem problem veq a ashte paidh,

    Përgjigjjuni
    1. K
      Ka plas erresira

      Rudina eshte e mrekullushme, ne pamja dhe kulture. Ti nuk e kupton Rudinen se ju kosovaret i doni grate e mbulume, te rrine ne shtepi, jo ne pune.

      Përgjigjjuni
    2. F
      Firmat e themeluesve të PD-së 1991

      Përsëri po flitet për këta që po na dalin para syve më shumë se diktatori Hoxha në kohën e tijë. Sot ka mënyra të shumta për të pasqyruar teleshikuesin ose lexuesin, dhe jo një e dy një gocë që përsërit si papagall ata që lexon.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rrespekt Ciftit simpatike dhe jete te Lumtur

        Si Rudina qe dihet tashme eshte nji femer qe rfrezaton miresi e kulture qytetare por edhe bashkshorti i saj Kosovare duke nji njeri i mrekullueshem e bashke me vajzen e tyre te bukur i urojme shume Lumturi ne jete .

        Përgjigjjuni
        1. E
          Edi

          Hemmeeeee Hemeeeeee Uhhhhhh Uh......UHUuuuuuuuuuuu

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gggg

            L

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje