Shishja më e madhe e uiskit në botë shitet për çmimin rekord

31 Maj 2022, 14:11Lifestyle TEMA

Shishja më e madhe e uiskit në botë shitet për çmimin

Shishja më e madhe e uiskit në botë, e quajtur “The Intrepid”, është shitur për 1,4 milionë dollarë në një ankand në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E lartë 180 cm, shishja përmban 311 litra uiski, që mjaftojnë për të mbushur 444 shishe normale.
Pija është një Macallan e vitit 1989, që ka kaluar 32 vite në një fuçi me dru lisi, përpara se të futej në shishe, në vitin 2021.

Kjo shishe nuk është uiski më i shtrenjtë në histori. Ky nder i takon një Macallan-i 60-vjeçar, të shitur për 1,53 milionë dollarë, në vitin 2018.

1 Komente

  1. S
    Sali Ram Berisha

    E dini kush e ka blere? E bleu Flamur Noka. E bleva - theksoi Flamuri - se mu duk se ishte e mushme me shlline dhije, por kur e provova pashe se nuk bote keshtu qe e derdha dhe do e mush me shlline.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje