Kina është gati të hapë urën më të lartë në botë, që lë pas vepra të ngjashme ikonike si Golden Gate në SHBA dhe Sydney Harbour në Australi. Ura e Kanionit të Madh Huajiang, e vendosur në provincën malore të Guizhou-t në jugperëndim të Kinës, do të arrijë një lartësi mbresëlënëse prej 625 metrash mbi nivelin e lumi, rreth 288 metra më e lartë se rekordi aktual që mban ura Millau Viaduct në Francë.
Ky projekt madhështor ndodhet mbi Kanionin piktoresk Huajiang, të njohur edhe si “çarja e tokës”, dhe synon jo vetëm të vendosë rekorde, por edhe të përmirësojë infrastrukturën në një zonë të vështirë për t’u përshkuar. Aktualisht, udhëtimi mbi këtë kanion zgjat dy orë, por me hapjen e urës, kjo distancë do të përshkohet për vetëm një minutë.
Ura, e ndërtuar me strukturë çeliku, ka një gjatësi totale prej 2890 metrash dhe peshon rreth 22 000 tonë, sa tre Kullat Eiffel. Ndërtimi nisi më 18 janar 2022 dhe pritet të përfundojë më 30 qershor 2025, sipas mediave lokale të Guizhou-t.
Sipas Zhang Shenglin, inxhinier i përgjithshëm i Guizhou Highway Group, 95% e ndërtimit ka përfunduar dhe ura pritet të hapet për qarkullim në gjysmën e dytë të vitit 2025. “Ky projekt do të jetë i pari në botë që funksionon në të dy drejtimet në një lartësi të tillë, çka tregon fuqinë e infrastrukturës kineze”, tha ai për gazetën China Daily.
Guizhou tashmë strehon gati gjysmën e 100 urave më të larta në botë, duke e kthyer këtë provincë në një qendër të inxhinierisë moderne.
Projektin e kesaj ure e ka bo Xen Brrisha. Kurse supervizjonin o tu e bo Fazlliçi.
Ne artikuj te tille te gazetave tona eshte e pamundur te mos gjesh ndonje budallallek. Por ky ne kete artikull qe, kjo ure e ndertuar me gjatesi prej gati 3000m te pershkohet per nje minute eshte nje super budallallek i pa arritshem!
Dinpak, Me pelqeve se me kujtove perrallen e famshme. Me 170km ne ore behet per nje minute
E ka pas fjalën me veturë
E ka pas fjalën me veturë
E ka pas fjalën me veturë
Ehhh...ish vëllezërit tanë kinez . Më kujtohet kur ishim të vegjël dhe na jepnin stema me Mao Ce Dun. Hec e gjeje të vërtetën ! Rrefuzuam Kinën për t'u lidhur me Amerkën. Deri më sot asnjë shtet nuk na ka dhënë aq para saç na ka dhuruar Kina . Themi dhuruar pa dashje se nuk më duket që I kanë kërkuar kthimin e kredive që mori "gjirokastriti." Por duhet thënë se ne nuk mundet të pranojmë para nga shtete jo demokratike. Si fjala bie Kina , Vetëm paratë nga që kanë kaluar nëpërmjet purifikimit të bankave perëndimore mund të meren me një interes simbolik fjala bie 20% . Epo...ç'të bësh.
Tërë bota bëjnë gara si ta forconë shtetin me punë, shqiptarët për plaqkë...