Amerikanët vdesin më të rinj se europianët – pse?

16 Prill 2025, 11:52Lifestyle TEMA
Amerikanët vdesin më të rinj se europianët – pse?

Një ekip studiuesish nga Shkolla e Shëndetit Publik në Universitetin Brown zbuloi se amerikanët kanë norma më të ulëta mbijetese krahasuar me evropianët në çdo nivel pasurie.

Studimi analizoi të dhëna nga mbi 73 mijë të rritur në SHBA dhe disa rajone të Evropës, për të studiuar lidhjen midis pasurisë dhe vdekshmërisë.

Rezultatet treguan se amerikanët e moshës 50 deri 85 vjeç kishin gjasa më të mëdha për të vdekur brenda një periudhe 10-vjeçare, krahasuar me europianët e së njëjtës grupmoshë – pavarësisht nivelit të pasurisë.

Edhe pse pasuria lidhet zakonisht me jetëgjatësi më të madhe, kjo lidhje është më e theksuar në SHBA, ku pabarazia e të ardhurave ndikon më thellë. Pabarazia në mbijetesë mes të pasurve dhe të varfërve është shumë më e madhe në SHBA sesa në Evropë.

Madje, më të pasurit në SHBA jetojnë mesatarisht më pak se më të pasurit në Evropë; në disa raste, ata kanë norma mbijetese të ngjashme me më të varfrit në vendet perëndimore europiane, si Gjermania, Franca dhe Holanda, raporton SciTechDaily. 

Rënia e jetëgjatësisë në SHBA

Jetëgjatësia në SHBA ka rënë vitet e fundit, thotë Irene Papanicolas, profesoreshë në Shkollën e Shëndetit Publik të Broën dhe autore kryesore e studimit.

“Të dhënat janë një kujtesë e fortë se as më të pasurit nuk janë të mbrojtur nga problemet sistemike në SHBA që ndikojnë në jetëgjatësinë më të ulët – si pabarazia ekonomike, stresi, dieta dhe faktorë mjedisorë”, shtoi Papanicolas, e cila drejton Qendrën e Sistemit Shëndetësor në Brown.

Sipas studimit, individët në çerekun më të pasur kishin një normë vdekshmërie 40% më të ulët krahasuar me ata në çerekun më të varfër.

Ndërkohë, europianët kishin norma vdekshmërie rreth 40% më të ulëta se pjesëmarrësit në SHBA gjatë periudhës së studimit. Në Europën Jugore, vdekshmëria ishte rreth 30% më e ulët, ndërsa në Europën Lindore varionte nga 13% deri në 20% më e ulët se në SHBA.

“Ku ndodheni në spektrin e pasurisë në vendin tuaj ndikon drejtpërdrejt në jetëgjatësinë tuaj – por rëndësi ka edhe ku ndodheni krahasuar me qytetarët e vendeve të tjera. Përmirësimi i rezultateve shëndetësore nuk është sfidë vetëm për më të varfrit – edhe më të pasurit preken”, tha Sara Machado, bashkautore e studimit dhe hulumtuese në Qendrën e Sistemit Shëndetësor në Brown.

Probleme sistemike që thellojnë pabarazitë në SHBA

Studimi, i cili analizoi të dhënat nga Health and Retirement Study në SHBA dhe Survey of Health, Ageing and Retirement në Evropë, nënvizon se rrjetet më të dobëta të sigurisë sociale dhe pabarazitë strukturore në SHBA mund të jenë ndër arsyet kryesore që ndikojnë në normat më të ulëta të mbijetesës në të gjitha grupet e pasurisë.

Studiuesit theksuan gjithashtu ndikimin e faktorëve kulturorë dhe të sjelljes, si dieta, duhanpirja dhe lëvizshmëria sociale.

Për shembull, norma më të larta të duhanpirjes dhe jetesa në zona rurale – të dyja të lidhura me shëndet më të dobët – janë më të përhapura në SHBA.

Studimi gjithashtu përmend një efekt të ashtuquajtur “efekt mbijetese” në SHBA, ku individët më të varfër me gjendje të rënduar shëndetësore vdesin më herët, duke lënë pas një popullatë më të shëndetshme dhe më të pasur në moshat më të mëdha.

Kjo krijon iluzionin e një barazie më të madhe në pasuri pas moshës 65 vjeç, kur në fakt është rezultat i humbjes së parakohshme të më të varfërve.

“Nëse shohim vendet e tjera, ka rezultate më të mira, që do të thotë se mund të mësojmë prej tyre dhe të përmirësohemi”,  përfundoi Machado.

Nuk ka të bëjë domosdoshmërisht me shpenzime më të mëdha – por me adresimin e faktorëve që shpesh injorohen, të cilët mund të sjellin përfitime shumë më të mëdha.

12 Komente

  1. E
    Europa dhe Amerika

    Nivel me i larte pabarazie se ne Europe, ne Amerike ke geto dhe varferi te skamur qe nuk e gjen ne Europe. Ka vrasje te shumta me arme sepse ne Amerike lejohet armembajta neper shtepia dhe rruge. Ushqimet ne Amerike jane shume me pak cilesore dhe me pak te kontrolluara se ne Europe. Europa ka ushqime shume me cilesore. Ne Amerike po te semuresh ke frike te shkosh ne spital se falimenton, ndersa ne Europe kujdesi shendetesor eshte shume me i mire dhe arsimi falas. Europianet dine si te jetojne dhe kane me shume pushime se ne Amerike. Sic thote edhe shprehja, europianet punojne per te jetuar, kurse amerikanet jetojne per te punuar.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fck Europea

      Ca flet o rrote kari. Ne Amerike ke frike te semuresh. Po perca vijne nga Europa neper spitalet Amerikane dhe spitalet me te mira ne bote i ke ne Amerike. Po ku dini ju o derra injorante qe po te besh me pak se 110 mije dollare ne vit per nje familje me 4 veta e ke cdo gje pa leke. Po ca ushqimesh flet o injorant. Ke supermarkete me lloj lloj ushqimesh dhe cdo ushqim e ka Nutrition Facts te postuar. Po pse vdesin fshataret neper Apalachia nga 30 vjec dhe ulin moshen mesatare ti kujton se gjithe Amerika eshte ashtu? Po ikni o rrota kari ju qifsha Europen e mbaruar se ketu edhe ne dyqane fillon pune me 20 dollare ora.

      Përgjigjjuni
      1. /
        /

        hahaha i dogji bytha emigrantit ne Amerike sikur nuk kemi qene vete per ta pare. Ne Amerike eshte niveli me i larte i falimentimeve nga tarifat mjekesore dhe nga vrasjet me arme o cope mishi. Ne Europe Perendimore rrojne nga 90 vjec, ne Amerike vdesin 70 vjec se nuk blejne dot ilacet dhe nuk paguajne operimet qe nuk ja marrin persiper kompanite e korruptuara te siguracionit te shendetit. Europa Perendimore ka standart jetese shume me te larte se Amerika. Ne BE nuk pranohen rreth 200 perberes kancerogjene qe i fusin neper ushqimet amerikane, si pulat me klor qe e kane bere trecerekun e popullsise 1 kuintal obeze me 100 semundje.

        Përgjigjjuni
    2. T
      Tring

      Simboli i nje europiani eshte nje francez qe shijon jeten dhe ushqimin e mire dhe pushime te gjata vjetore, kurse simboli i nje amerikani eshte nje njeri qe fle me kominoshe pune.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Katnari Europian

        Kur flasin dhe kurvat qe nuk kane qene kurre ne Amerike. Ne Amerike vazhdojne e vijne akoma Europiane si emigrante. Po iniorantet qe ju shkerdhehet nene duke punuar si zagare neper Europe nuk e kane idene fare.

        Përgjigjjuni
        1. .
          .

          Si emigrante shkojne ca europiane nga vende si Shqiperia, Bosnja, Rumania, Moldavia, jo europiane perendimore.. Shumicen e emigranteve ne Amerike i ke indiane, afrikane, meksikane, afgane, etj etj. Mos fol dokrra kot. Edhe tani do ikin dhe ato se po e con Trapi perlesh.

          Përgjigjjuni
          1. w
            w

            Emigrantet europiane qe shkojne ne Amerike, jane shqiptaret me shoke. Edhe ato t'i mbaje si ujet e paket se gjysma e Amerikes eshte bythzeze.

            Përgjigjjuni
        2. P
          Patriot

          Te barazoshe jeten europiane me ate te amerikes dhe amerikes se veriut do te thote qe nuk merre veshte nga jeta, ose duke ardhure nga nje varferi e madhe leku eshte gjithecka. Edhe artukulli e thekson qe leku eshte me shume ne amerike por jeta shijohet ne Europe.

          Përgjigjjuni
          1. A
            A

            Amerikanet vdesin me te rinj se 80 perqind jane obeze dhe vrasin njeri tjetrin me arme. Lere pastaj cmimet e ilaceve dhe spitaleve qe te zhvasin siguracionet se nuk i kontrollon shteti kapitalist. Prandaj europianet jetojne shume me gjate, plus ushqimet jane me te kontrolluara dhe te mira ne BE, nuk pranohen pislleqe me hormone.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Star

              Ne Amerike punohet, ne Europe jetohet.

              Përgjigjjuni
              1. s
                sdf

                Europianet kane kulturen e te jetuarit prandaj. Me shume pushime, me pak stres, klime me e mire, ushqime me te mira, me shume ekuiliber pune-qejf.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tutori i detarit

                  USA eshte vend i degjeneruar deri ne palce. Ushqime te modifikuara gjenetikisht dhe plot me glyphosat. Te vaksinuar me nga 60-90 vaksina dhe te helmuar nga pseudo-ilacet qe i gjen ne cdo supermarket dhe pike karburanti madje. Ishin te zgjuar dhe te zhvilluar, tani jane nje tufe viktimash te degjeneruar.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje