Shteti që në vend të parave, iu jep pensionistëve lopë

17 Maj 2022, 12:07Lifestyle TEMA

Shteti që në vend të parave, iu jep pensionistëve lopë

Gjetja duket interesante! Vendi afrikan u jep lopë në vend të pensionit pensionistëve.

Nëna e Kelvin Chamunorwa ka punuar si menaxhere në një bankë në Zimbabve për 25 vite. Por inflacioni i tmerrshëm, i cili arriti një normë vjetore prej 231% në mesin e vitit 2008 “zhduku” të gjitha kursimet e saj, shkruan The Economist.

Kur doli në pension, vlera e pensionit të saj ishte shumë e vogël. Kështu Chamunorwa, një agjent sigurimesh i trajnuar në Britani, hapi një kompani, Nhaka Life Assurance.

Pensionet nuk janë të konvertuara në dollarë të Zimbabves, pasi ato harxhohen shumë shpejt, as në dollarë amerikanë, në vend të kësaj, ato janë të konvertuara në lopë.

Disa banorë, zakonisht rrogëtarët si mësuesit, marrin para në dorë, të cilat Nhaka i investon menjëherë në bagëti. Kështu klientët mund të kërkojnë të kryejnë pagesën me lopë ose ekuivalentin e parave të gatshme.

Banorët në Zimbabve e kanë cilësuar prej kohësh bagëtinë si një depo pasurie. Chamunorwa madje ka rinovuar një ide të vjetër duke i shtuar edhe sigurimine kafshëve. Skema e tij është veçanërisht e përshtatshme për një vend ku banorët kanë humbur besimin në financat konvencionale.

Mënyra e vetme për të rindërtuar besimin është t’u ofrohen njerëzve “gjëra që mund t’i prekin dhe shohin”, tha ai. Madje ka edhe ditë kur 70,000 klientët e kompanisë mund të vizitojnë lopët.

Chamunorwa gjithashtu i pëlqen që për një moment të largohet nga zyra e tij në Harare, kryeqyteti, dhe t’i vizitojë ata.

Ferma e tij ndodhet në Selous. Ai gjithashtu shpreson të investojë edhe më shumë duke shumuar viçat e porsalindur pas 12 muajsh.

1 Komente

  1. K
    Komentator Politik ????????

    Ësht tradit te ta të bëjn biznes me bagëti, më kujtohet kur ishte Obama president në ShBA, një avokat në Kenya i kërkoj dorën e gocës për 70 krer lopë. Ose vizita të ndryshme ku u dhurohen bagëti homologëve të tyre.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje