Stresi reagon pas lirimit të Noizy-t, tregon arsyen pse Dj Crax qëndron në burg

16 Gusht 2024, 15:40Lifestyle TEMA

Stresi reagon pas lirimit të Noizy-t, tregon arsyen pse Dj Crax


Rigels Rajku, i njohur si Noizy, është liruar nga qelia pas një vendimi të Gjykatës së Durrësit, pasi u arrestua disa ditë më parë në Shëngjin për llogari të autoriteteve të Kosovës. Noizy dyshohet se ka dhunuar TikTokerin e njohur Medi Iseni në një ngjarje të ndodhur më 2 gusht në Pejë. Lirimi i tij u bë kundrejt një garancie pasurore prej 5 milionë lekë të rinj.

Pas këtij vendimi, reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, i cili ndodhet në arrati për përfshirjen në të njëjtën ngjarje, ka reaguar në Instagram. Ai ndau një foto ku shihet duke përqafuar Noizyn, duke shkruar: "Happy for u Zin". Stresi gjithashtu shtoi se Dj Crax, i cili u arrestua bashkë me Noizyn, nuk është liruar, pasi është shtetas kosovar dhe për të do të vendosë Gjykata e Pejës.

1 Komente

  1. S
    Svetllana

    Kosova le te beje cfre te doje me Crax-in, Shqiperia u takon dy Sali Tropojane lexhendare, qe do te rikthehen ne pushtetin legal, pasi e kane futur Edi Ramen ne dare!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje