
Shqiptarët janë populli më “gjumash” i botës. Të paktën në këtë përfundim ka dalë një nga studimet më të mëdha globale rreth orëve të gjumit.
Në një artikull të publikuar së fundmi në revistën shkencore Nature, shqiptarët kryesojnë listën për orët më të gjata të punës dhe pasohen nga sllovakët, rumunët, cekët e ukrainasit. Të fundit në listë janë filipinasit.
Ndërsa mesatarja e orëve të gjumit në botë është pak mbi 7 orë, mesatarja në nivel kombëtar ndryshon me thuajse një orë.
Nga 63 kombet në të cilat është kryer studimit, shqiptarët rezultojnë të flenë më shumë orë gjumë: më konkretisht 7 orë dhe 32 minuta për natë. Ky është numër shumë i lartë orësh sesa mesatarja e japonezëve që flenë 6 orë e 38 minuta.
Sipas ekspertëve, numri i orëve të gjumit varet nga normat kulturore dhe gjerësia gjeografike. Megjithatë, gjeografia është vetëm një element nga një miks faktorësh që mund të parashikojnë orët e gjumit.
Ekspertët sugjerojnë se nëse doni të flini më shumë duhet të punoni me pak, të hani më mirë, të ushtroheni më shumë. Dhe nëse të gjitha këto sërish nuk funksionojnë: Provoni të emigroni në Shqipëri.

Nqs studimi eshte i sakte , ne fleme aq sa rekomandohet nga shkenca.Njeriu ka nevoje per 7-8 ore gjume ne 24 ore.Kjo eshte gje shume e mire Sa per oret e gjta te punes , une e besoj qe shqiptaret punoje me shume.Ne 30 vjet shqperia ka bere nje tranformim te pa pare, dhe kjo nuk behet pa pune te madhe
Populli fle, nderkohe qe qeveria vjedh e majmet..Sa me shume te flere populli aq me shume vjedh mafia e rilindjes.
"Lato"! Ruaj me kujdes dhite se mos ti mer qeveria. Mafia, (fjale magjike e "doktorrit" malok) gjen shtrat te ngrohte te barinjte e dhive qe u duket vetja politikane te mbaruar dhimokrat, aq sa edhe Çurçilli vet, duket si komunist para Dreqerve te Py Dy - se te malokeve.
Bravo "Lato" evlati! Ejvallah per saberin qy mjep. Ejvallah!
Bravo shqiptaret ne Shqiperi qe flejne pikerisht aq sa duhet , ndaj dhe jetojne gjate Shqiptaret dhe e tregon fakti qe jane mbi 700,000 pensioniste ne ate popullsi aq te vogel , me pake se 3 miion njerez
Ne te gjitha keto studimet e fundit ne tregojme qe jemi ne siperfaqe !! 1 - Alkol te fundit 2 - Droge te paret. 3 - Demokraci te paret. 4 - Lepirje bythe te paret. 5 -- Vrasje te paret 6 - Korrupsion te paret e tj e tj te paret . E po nje popull qe mban gjithe keto medalje vesesh dhe mos te pije alkol dhe te beje nje gjume per dhjete pal qejfe, kete ska psikologji qe e pranon.
Nga i nxore keto perfundime ti? Kush tha qe jemi te paret ne droge-per ta trafikuar ndoshta por si perdorues mund te jemi te funditt Te nenshtruar ka kudo, bile ne nuk u afrohemi fare. Ne ankohemi per cdo gje ne perendim ulin koken dhe nuk ankohet njeri