Super Hëna rikthehet për të mahnitur Evropën

15 Maj 2022, 16:44Lifestyle TEMA

Super Hëna rikthehet për të mahnitur Evropën

Eklipset janë një ndër ngjarjet astronomike më të ndjekura në botë dhe ndër më mahnitëset për syrin e të gjithëve dhe këtë herë, thuajse e gjithë Evropa do të ketë mundësinë të shijojë një eklips të plotë hënor me një Hënë të “kuqe të përgjakshme” që do të duket në horizontin e errët.

Planeti Tokë do të vendoset plotësisht midis Diellit dhe Hënës, mëngjesin e të hënës së 16 majit, rreth orës 05:30.

Me sy të lirë, do të jetë e dukshme thuajse në gjithë kontinentin evropian si edhe në Amerikën e Veriut, ku ngjarja do të ndodhë orët e vona të natës së të dielës së 15 majit.

Pamja e Hënës do të jetë e zmadhuar për shkak të fenomenit, pasi do të jetë në pikën më të afërt me Tokën përgjatë vitit.

Ndaj, lind edhe emërtimi i “Super Hënës”.

Ndërsa, kur ngjarja ndodh këtë periudhë të vitit, ajo njihet edhe si “Super flower blood Moon” (Lulja e përgjakshme e Super Hënës), pasi ndodh pikërisht në nisje të pranverës dhe me çeljen e luleve.

E vetmja rreze drite që do të mund të shkojë drejt satelitit natyral të Tokës, do të jetë ajo që orbiton rreth planetit.

Teksa i gjithë tranzicioni, pritet të ndodhë në një hark kohor prej 84 minutash.

Me sy të lirë ajo është më se e dukshme, por me një palë dylbi, e kuqja intensifikohet dhe pritshmëritë e eksperienca e dashamirësve të astronomisë, gjithashtu.

2 Komente

  1. k
    kur 16 ?haha e pashe mbrem ne Mesnate rasteshte

    Dukej shume e ndricuar e bardh dhe sikur rreth saj formoheshin rrathe viziv,me nji far nuance. Ishte dicka e ngjashme me nji flete te Tabeles se Qitjes ku 10 pika ne qender eshte Hena .

    Përgjigjjuni
    1. e
      e kan pa edhe ne shtete te tjera po kta jan kazane

      ne Shqipni arrin gjithcka me vonese .

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje