“Tetori esëll”, sfida për të mos pirë alkool një muaj

5 Tetor 2022, 13:20Lifestyle TEMA

“Tetori esëll”, sfida për të mos pirë alkool

“Tetori esëll!”. Kjo është fushata që kërkon të motivojë këdo në sfidën për të qëndruar pa alkool. Gjithnjë e më shumë, njerëzit po reflektojnë për rolin që luan alkooli në jetën e tyre.

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, e klasifikon konsumimin e një ose dy pijeve alkoolike në ditë, si pirje të moderuar. Në të dhënat e grumbulluara, rezulton që dy të tretat e konsumuesve e kapërcejnë këtë cak, të paktën një herë në muaj. Gjatë pandemisë, ky fenomen u thellua edhe më shumë dhe u vu re se njerëzit po konsumonin mesatarisht deri në 4-5 pije në ditë.

Nëse vërtetë duam një jetë të shëndetshme, alkooli duhet shmangur plotësisht. Edhe pirja e moderuar dhe e rrallë, gjatë një fundjave, mund të ketë ndikime sociale, emocionale dhe psikologjike. 

Sfida një mujore

Ju mund të mendoni se nuk keni nevojë të ndaloni pirjen e alkoolit, pasi nuk jeni të varur apo nuk keni probleme shëndetësore për shkak të tij. Megjithatë, një muaj detoks, nuk është një ide aspak e keqe. Në vend të alkoolit, ju mund të mblidheni me shoqërinë tuaj dhe të konsumoni pije të ndryshme freskuese joalkoolike apo çajra.

Nga ana tjetër, individët që konsumojnë alkool rregullisht, i shmangen kësaj sfide me mendimin se një muaj nuk do të shërbente për asgjë. Mirëpo, ndonëse një periudhë e shkurtër, ka dëshmi se trupi reagon. Te shumë persona është vënë re se mungesa e alkoolit ka përmirësuar cilësinë e gjumit, gjendjen emocionale, të ngrënit etj.

Si mund t’ia dilni në këtë sfidë?

– Së pari, ekspertët rekomandojnë të filloni sfidën me një pije më pak se zakonisht. Në vend të një gote vere apo birre, ju mund të pini një koktej me sasi të vogël alkooli, derisa ta ndaloni plotësisht.

– Së dyti, informohuni sa më shumë për efektet që shkakton alkooli në trupin e njeriut. Ndoshta kjo mund të ulë dëshirën për të pirë.

– Së treti, duke shmangur alkoolin, ju mund t’i jepni vetes kohë për t’u marrë me aktivitete të tjera frytdhënëse. P.sh në vend që të uleni për të pirë, ju mund të kaloni një orë në palestër, të lexoni një libër apo të dilni shëtitje.

 

3 Komente

  1. D
    Dash shehi i qofteve eshte bere legalist

    Rri dash shehi nje muaj pa raki e gjize.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Te jesh Esell eshte teper Monotone

      Me cfar po e mbush ate goten moj ,me Raki ????? °!° Oh ku na ka vajt ai qejf ,per Ujin e Bekuar Shqiptare . Na mungon jashte mase ,por kush te kupton thuaj pfff :P .Eshte vertet per te ardhur keq dhe nji "Verstoss gegen Menschen Rechte " nji padrejtesi e madhe qe i bohen shqiptarit ne kto kohe ku Rakia shijon oh ...so verdammt gut !

      Përgjigjjuni
      1. P
        Protestoj !

        Kur "Ajo" me mungon ,te shijoj ty e dashura ime Raki . Ler c'thot Bota .Mbushe amooon se per ty o Raki _shpirti ma di :)

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje