Transformimi i pabesueshëm i Donatella Versace-s

4 Dhjetor 2024, 14:41Lifestyle TEMA
Transformimi i pabesueshëm i Donatella Versace-s

Ikona e modës italiane, Donatella Versace, befasoi audiencën me pamjen e saj të re gjatë premierës së muzikalit “The Devil Wears Prada” në Londër. Stilistja legjendare, 69 vjeç, u shfaq me një fytyrë të tendosur dhe rinore, duke ngjallur komente dhe spekulime për ndryshimet e saj estetike.

Shumë fansa krahasuan transformimin e saj me atë të aktores Lindsay Lohan, duke përfolur për ndërhyrje kirurgjikale delikate. Kjo nuk është hera e parë që Donatella, e njohur për stilin e saj unik dhe flokët platin, ngjall diskutime për operacionet estetike.

Në të kaluarën, ajo ka pranuar përdorimin e botoksit, por vetëm në fytyrë, duke theksuar se forma e trupit është rezultat i punës së palodhur. Transformimi i saj ka qenë i dukshëm që pas vitit 1997, kur mori drejtimin e shtëpisë së modës pas vdekjes së vëllait të saj, Gianni Versace. Ndërhyrjet kozmetike përfshijnë përdorimin e fillerave, lifting të fytyrës dhe botoks.

Donatella u shfaq në Londër me një fustan të tejdukshëm, të zbukuruar dhe çizme lëkure deri te gjuri, duke shkëlqyer në tapetin e kuq dhe në rrjetet sociale. Transformimi i saj i fundit është quajtur “përmirësimi më i madh në histori” nga ndjekësit e saj online. 

2 Komente

  1. x
    x-files

    paska moter kjo ariana kalaja, nuk e dija

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tërfoni

      I mer të keqen MONËS tonë, e kemi si kukull!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje