
Së fundmi mësuam se Ricky Martin ishte denoncuar për dhunë në familje dhe inçest, por viktima nuk dihej sepse identiteti i tij mbrohej nga ligji. Por anonimiteti u zbulua nga Eric Martin , vetë vëllai i këngëtarit. Dhe paditësi është Dennis Yadiel Sanchez , nipi i artistit.
Më vonë, Ricky i quajti akuzat krejtësisht të rreme me një mesazh që shkroi në llogarinë e tij në Twitter më 3 korrik, ku thuhej: “Urdhri i mbrojtjes i ngritur ndaj meje bazohet në akuza krejtësisht të rreme, për të cilat unë do të përgjigjem përmes organeve gjyqësore me faktet dhe dinjitetin që më karakterizon”.
“Për shkak se është një çështje gjyqësore në vazhdim, nuk mund të bëj deklarata të detajuara në këtë moment. I vlerësoj mesazhet e panumërta solidariteti dhe i marr me gjithë zemër”, -shtoi ai.
Së fundmi, detaje të reja janë zbuluar rreth kësaj çështje mjaft të diskutuar. Është vendosur data kur Martin do të dalë para gjykatës. Ylli i muzikës duhet të paraqitet në gjykatë në Porto Riko më 21 korrik për gjykimin e tij.
Ndër të tjera, urdhri i ndalimit ndaj këngëtarit sipas ligjit të Puerto Rikos për dhunën në familje e ndalon Ricky Martin të kontaktojë ose të telefonojë paditësin, i cili dyshohet se “ka frikë për sigurinë e tij”.
Ai gjithashtu pretendon se fituesi i ‘Grammy’ dhe Dennis u ndanë dy muaj më parë pas lidhjes së tyre që nisi para shtatë muajve.
21-vjeçari sipas vëllait të Ricky thuhet se vuan nga probleme mendore.
Lini një Përgjigje