Pas një periudhe tre mujore në paraburgim në Dubai, TikTokeri i njohur Cllevio, me emrin e vërtetë Kleviol Ahmeti, ka pranuar ekstradimin drejt Shqipërisë.
Burime pranë autoriteteve bëjnë me dije se ai ka nënshkruar dokumentet për ekstradim dhe pritet të mbërrijë në Tiranë sot, më 8 tetor, nën mbikëqyrjen e Interpol-it. Pas kthimit, Cllevio do të përballet me akuzat që, sipas tij, janë ngritur nga kundërshtarë të shumtë.
Cllevio, një nga personazhet më të komentuar të rrjeteve sociale, është bërë i njohur për videot virale në TikTok, deklaratat e forta dhe konfliktet publike me emra të tjerë të njohur të muzikës dhe internetit. Shpeshherë, sjelljet e tij kanë shkaktuar reagime të shumta, duke e kthyer në një figurë sa të ndjekur, aq edhe të diskutueshme./E.K
Hajde o Kllevjo tiktokari hajde.
Hajde klevio hajde te 302 se ka me pagujt nojzi me ta bo jeten malore apo si ka dibrant e vet me ministri te drejtsise
Nje cop kari idiot si merreni me ket mute nga lushnja sa poshte kenj ren si gazet turp perZotin