Sulmuesi i kombëtares gjermane dhe ylli i Borussia Dortmund, Karim Adeyemi, është gjobitur me 450 mijë euro nga autoritetet gjermane, pasi në pronësinë e tij dhe të partneres së tij, këngëtares me origjinë shqiptare Loredana Zefi, janë gjetur armë të ndaluara.
Sipas raportimit të të përditshmes gjermane Bild, rasti lidhet me një kontroll policor të kryer rreth një vit më parë, gjatë të cilit u zbuluan “dy objekte të klasifikuara si armë të ndaluara” në sendet personale të çiftit.
Zbulimi çoi në nisjen e procedurave penale, ndërsa Gjykata gjermane vendosi një gjobë të rëndë ndaj Adeyemit - 450 mijë euro, që do të paguhen në 60 këste prej 7,500 eurosh.
Megjithëse futbollisti nuk mori dënim me burg dhe rasti nuk përfundoi me një shënim penal, mediat gjermane e kanë cilësuar ngjarjen si një “goditje serioze për imazhin e një futbollisti të kombëtares”.
Adeyemi nuk ka komentuar publikisht, por përmes menaxherit Jorge Mendes është bërë e ditur se armët e gjetura nuk ishin blerë prej tyre. Sipas sqarimit, ato ishin pjesë e një “mystery box” të porositur përmes TikTok — një pretendim që në aspektin ligjor nuk e ndryshon përgjegjësinë për posedim të armëve të ndaluara.
Kurva .e zezak ptu rrace e poshter baxhelle e neveritshme femer e ulet
Ptuuuuuu race e felliqur buce