“U përdhunova kur isha 5 vjeç”, lum mesazhesh Ermal Metës pasi reagoi mbi ngjarjen e Palermos

22 Gusht 2023, 18:51Lifestyle TEMA
“U përdhunova kur isha 5 vjeç”, lum mesazhesh Ermal

Këngëtari me origjinë shqiptare Ermal Meta ka marrë një numër të konsiderueshëm mesazhesh nga viktima të ndryshme të dhunës seksuale, menjëherë pasi reagoi për ngjarjen e rëndë të Palermos, ku një vajzë 19-vjecare u përdhunua në grup nga 7 djem.

Artisti një ditë më parë mbajti një qëndrim për ngjarjen në rrjetet sociale duke u shprehur ashpër kundër përdhunuesve.

“Aty në burg, nëse do të dënoheni, uroj që secili prej jush të përfundojë në qeli me 100 ujqër, që të kuptoni se çfarë është përdhunimi”, shkroi Meta në postimin e tij.

Pas kësaj në drejtim të tij kanë vërshuar mesazhet që tregojnë se janë viktima të përdhunimit dhe këngëtari i ndau me ndjekësit e tij, duke shkruar: “E di që kam postuar gjëra të trishta, por është një e keqe e nevojshme, e vërtetë. Janë njerëz që më kanë shkruar, njerëz të vërtetë, nga një vend i vërtetë, me barrë të vërtetë mbi supe, të cilën e mbajnë me vete në çdo moment të jetës së tyre. Mundohuni t’i lexoni. Kur të keni mbaruar së indinjuari me fjalët e mia, përpiquni të viheni në vendin e tyre. Kush e di nëse do të keni të njëjtin pasion“.

Historitë e ndara nga Ermal Meta janë të gjitha anonime, por në njërën prej tyre thuhet: “I dashur Ermal, më përdhunuan më 26 dhjetor 2000. Pas 23 vitesh ende nuk mund t’ia rrëfej burrit, më vjen turp”.

Ndërsa, një grua e përdhunuar nga xhaxhai i saj në moshën 5-vjeçare tha se “ata që flasin le të vijojnë ta bëjnë këtë, por duhet të dinë se nuk është e lehtë të jetosh me një traumë të tillë, të lahesh derisa të të dalë gjaku nga lëkura, sepse ndihesh pis”.

Më pas është edhe dëshmia mallëngjyese e një gruaje, e cila tregon për shoqen e saj, e cila, pavarësisht bashkëshortit dhe vajzës së dashur, nuk mundi të duronte më dhimbjen e madhe që la përdhunimi dhe një mëngjes u vetëvar.

Mes komenteve të postimit është edhe ai i aktores Elena Sofia Riçi, e cila shkruan: “Shpirti yt i bukur nuk keqkuptohet. Në moshën 12-vjeçare u përpoqa të mbrohesha me një vizatim që kisha bërë, një fletë me ngjyra, nga abuzimi i një zotërie shumë të madh dhe shumë të vlerësuar, i cili e njihte mirë familjen time. Unë munda të flas për këtë vetëm disa vite më parë. Shenja që mbeten përgjithmonë“.

Ermal Meta pasi publikoi shumë prej mesazheve, shkroi: “Më duket e qartë se duhen ligje të rrepta për t’i bërë gratë që vuajnë nga abuzimi dhe ngacmimi të ndihen të afta të raportojnë pa asnjë hezitim, pa mosbesim dhe pa frikë. Nëse doni të më kryqëzoni për këtë, mos u lodhni të brohorisni se ngjitem vetë sipër në kryq”.

10 Komente

  1. G
    G

    Gezuar Bajramin Ermal ,,,

    Përgjigjjuni
    1. s
      shqip

      Djale i zgjuar. Nuk e kam perlqyer kurre si kengetar, pasi edhe stili i kengeve qe krijohen sot ne Itali nuk eshte per mua, por paska nje mendje prej njeriu inteligjent.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pa emer

        E o! Se na trembet! Mendova se e kishin perdhunuar Ermalken 5 bjec! Scherzi a parte, kafshet perdhunuese duhet te marrin denim maksimal. Ermal Meta vijo sensibilizimin dhe mos e vri mendjen se cfare thone perdhunuesit apo familjaret e tyre. Ju gazetare jini me te ndershem ne vendosjen e titujve.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gezim Tushi

          E paska ngrene sallatorin ky jevgu. Po mire mo Ermal Muti pse je kaq mosmirenjohes se ajo Italua te dha emer e te beri njeri se po te ishe ketu stallat do pastroje apo do punoje kamarrjer po ti nuk ke pamje sa dhe mizat tremben dhe do haje fara kungulli rrugeve. Tani po u jep mend dhe italianeve per nje kellire si Edi Rama. Pthu Ermal Meta race muti!

          Përgjigjjuni
          1. D
            Davidi

            Ajo e ka kuptuar qe eshte perdhunuar me vone kur eshte rritur, ndersa ajo puna e ujqerve eshte si e qenve te bashkise nga te cilet sduhet te kesh frike, se jane te tredhur.

            Përgjigjjuni
            1. p
              pordhac je!

              Ky eshte nje bajge pêr vete pa dinjitet familjar!

              Përgjigjjuni
              1. B
                Beni

                Bo bo sa legen qenke ky.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Luli

                  Ermal, ti gjithmone na ke mesuar se çfare do te thote te jesh nje person i qyteteruar. Faleminderit!

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Matilda

                    Pse mo Luli profesor na qenka ky Ermal Meta qe te kete mesuart ty. Po ky rrofte Italia qe e beri gjysemnjeriu.p

                    Përgjigjjuni
                  2. B
                    Bunguri

                    Ja cfare kategori eshte ky Ermal META nje plera; Lexo kete link https://www.gazetatema.net/lifestyle/ku-shkon-me-kete-veshje-italianet-kerkojne-debimin-ose-arrestimin-e-gr-i403606

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje