
Këngëtarja e njohur nga Kosova, Vjollca Haxhiu është përballur me një situatë të pakëndëshme dhe të rrezikshme për jetën e saj disa javë më parë në Tiranë.
E ftuar në 'Prive' Haxhiu tregon se pësoi një aksident teksa ndodhej në vijat e bardha me mikeshën e saj, Nera Fejzullahu, bashkëshorten e Sabri Fejzullahut. Këngëtarja tregon se është përplasur nga një motor, e për pasojë ka thyer brinjën dhe ka plagosur këmbën.
"Unë jam një shofere e mirë, faleminderit Zotit nuk kam pasur aksidente me makinë, por më ndodhi sa isha në këmbë. Isha në Tiranë tre ditë para xhirimeve, unë isha e koncentruar në projektin, dhe isha duke ecur rrugëve në vija të bardha, makinat ishin ndalur ndërsa vjen një motori dhe direkt e në mua.
Unë kam shpëtuar por ka mundur të jetë më e tmerrshme, mu ka thyer një brinjë dhe këmbën e kam pak të lënduar. Më duhet të qëndroj në regjim shtrati. Shoferit ia fala, për momentin e kam një brinjë të thyer por me kohë rikuperohet vetë. Jam e lumtur që ka kaluar ky moment. Projektin e finalizova përkundër aksidentit”, është shprehur këngëtarja.
Këngëtarja e njohur nga Kosova, është shumë aktive në rrjetet sociale, ku zgjedh të ndajë shumë nga përditshmëria e saj por edhe puna, potregohet shumë e rezervuar sa i takon anës sentimentale
Kshu eshte kur ecen si lop
Respekt nga nje tirons dhe sherim te shpejte Vjollca se je e mrekullueshme. I kom pa videot qe kendoni me te madhin Sabri Fejzullahu ,Sinan Hoxhen e tjere dhe jam kenaqur shume. edhe nje here shyqyr qe nuk qenke rende por pse e paske falur ate mut bastard qe demton nje engjell.Te morrsha te keqen
Mos ta kishe falur fare se ai motorist i semure mendor mund te perplase te tjere.
Xaky i xhomllikut na qenka motorristi
Ketu eshte te ikesh me zigzake ne vijat e bardha ska shaka.
Shërim të shpejtë! Brinja do 3-4 muaj të vetngjitet,kujdes me simptomat e gripit,kolla dhe e tështiturën,e dëmtojnë ose e hapin brinjën e ngjitur. E kam nga përvoja,kam patur katër brinjë të thyera. Të shkuara !