U shkarkua nga detyra pas videos duke thithur kokainë, arbitri anglez: Jam homoseksual, pija drogë për ngushëllim

28 Janar 2025, 12:06Lifestyle TEMA
U shkarkua nga detyra pas videos duke thithur kokainë, arbitri anglez: Jam

“Isha një arbitër i mirë, por një person i keq”, tha David Cote, arbitri i cili u shkarkua pas publikimit të pamjeve të tij duke thithur kokainë, si edhe videove duke sharë ish-trajnerin e Liverpool-it, Jurgen Steal.

Në një intervistë për The Sun, arbitri i Premierligës është shprehur se gjeti “ngushëllim” tek droga pasi kishte frikë të dilte hapur si homoseksual.

“Unë nuk e njoh veten në videon duke thithur kokainë. Nuk e mbaj mend si u ndjeva atëherë. Kisha probleme dhe zgjodha këtë rrugëdalje”, tha fillimisht Cote.

Ndërsa shtoi se: “U ndjeva i turpëruar gjatë viteve të adoleshencës. Unë nuk ua tregova prindërve të mi orientimin tim seksual deri në moshën 21 vjeçare. Nuk kam bërë të njëjtën gjë me miqtë e mi derisa mbusha 25 vjeç.”

Ai shtoi se fshehja e seksualitetit e çoi në një sërë sjelljes të pahijshme, duke shtuar se merr përgjegjësinë e plotë për veprinet e tij.

“Kam fshehur ndjenjat e mia si arbitër i ri dhe kam fshehur edhe seksualitetin tim. Unë kam qenë një arbitër i mirë, por një person i keq. Dhe kjo më çoi në një sërë sjelljesh. Unë marr përgjegjësinë e plotë për veprimet e mia të cilat ishin në varësi të asaj që prisja nga vetja. Shpresoj që njerëzit të kuptojnë se ka pasur momente private ku unë kam rënë shumë poshtë. Ato nuk pasqyrojnë se kush jam sot dhe as mënyrën se si mendoj”, përfundoi arbitri britanik.

2 Komente

  1. D
    Dashamires i futbollit

    Kam shume keqardhje. Ishte nje arbiter shume i mire.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dj Liverpool

      Ishte nje M . T

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje