Veprimi i Adrien Brody në Oscar bëhet viral, aktori pështyn çamçakëzin dhe ia hedh të dashurës

4 Mars 2025, 09:08Lifestyle TEMA
Veprimi i Adrien Brody në Oscar bëhet viral, aktori pështyn

Adrien Brody u shpall fitues i çmimit Oscar për aktorin më të mirë në filmin “The Brutalist”, por një veprim i tij u bë viral në rrjetet sociale. Teksa ngjitej në skenë për të marrë çmimin, ai pështyu çamçakëzin dhe ia hodhi të dashurës së tij, Georgina Chapman.

Ky moment shkaktoi reagime të shumta në internet. Disa e konsideruan si një gjest të pahijshëm dhe mosrespektues, ndërsa të tjerë nuk e panë problematik. Në rrjetin sociale komentet varionin nga kritikat për mungesë kulture deri te mbrojtja e aktorit, duke sugjeruar se ai mund të ketë qenë i befasuar nga fitorja dhe ka vepruar pa menduar.

Brody është në një lidhje me Georgina Chapman që nga viti 2020 dhe e ka cilësuar atë si një partnere të shkëlqyer që e ka mbështetur dhe fuqizuar.

Ndërkohë, një tjetër moment që tërhoqi vëmendjen në ceremoninë e çmimeve Oscar ishte takimi i tij me Halle Berry. Ata rikrijuan puthjen e tyre ikonike nga viti 2003, kur Brody fitoi Oscar-in për filmin “The Pianist”, duke sjellë nostalgji për publikun.

2 Komente

  1. R
    Realisti numer 2

    Ky qenka me kar se une

    Përgjigjjuni
    1. D
      Drini.

      U genjeva, thashe se ishte Kaleci i Deges se puneve te perbrendeshme se ai merret dhe me artistet.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje