Victoria Beckham ka postuar në rrjetet sociale një nderim për bashkëshortin e saj, David Beckham. Stilistja e modës donte ta nderonte të dashurin e saj, me rastin e vlerësimit të nderit që ai mori nga Mbreti Charles, duke marrë titullin “kalorës”.
Duke dashur të shprehte krenarinë e saj për të, Victoria Beckham bëri një postim për të në llogarinë e saj personale në Instagram. Pasi postoi një foto të tyre së bashku, ajo shkroi:
“Ke qenë gjithmonë kalorësi im me armaturë të ndritshme, por tani është zyrtare. Sir David Beckham!!! Çfarë nderi, nuk mund të isha më krenare për ty.”
“Njeriu që je, përulësia dhe mirësia jote kanë prekur shumë jetë ndër vite dhe vazhdojnë të na frymëzojnë çdo ditë,” shkroi ajo.
Victoria e mbylli mesazhin duke i shprehur dashurinë e thellë dhe krenarinë për të:
“Jam aq krenare që të quaj timin. Të dua shumë.”
Normal. kur te "kaleronte" ty, nuk ishte zyrtare. Tani eshte.
Sa kalores ka pasur Victoria iu befshin te mira qytetareve te Mbreterise se Bashkuar.