Një video e akrobates Mariia Konfektova në shfaqjen ” Cirque du Solei” është bërë virale.
Mariia ka kaluar një moment të frikshëm teksa po dhuronte spektakël në ajër, në rreth. Ajo ka humbur kontrollin dhe ka rënë në dysheme.
Koka e saj kërcen nga dyshemeja dhe ajo shikon përreth e shtangur. Njerëzit nxitojnë në ndihmë të saj ndërsa videoja u mbyll.
Një spektator, Benjamin Goldstein, tha se ai mendonte se fatkeqësia ishte e gjitha pjesë e shfaqjes në fillim por pastaj ai pa gjak që i rridhte Mariias nga hunda dhe e kuptoi se ishte në fakt një aksident i frikshëm.
Cirque du Soleil më vonë lëshoi një deklaratë duke thënë se Konfektova ishte e vetëdijshme, e qëndrueshme dhe nën kujdesin e mjekëve
Lini një Përgjigje