VIDEO: Aksident i frikshëm, autobusi i shkollë përplaset nga dy makina që bënin garë

28 Prill 2022, 21:07Lifestyle TEMA

VIDEO: Aksident i frikshëm, autobusi i shkollë përplaset nga dy

Policia e Albuquerque në New Mexico ka publikuar pamjet e tmerrshme të momentit të aksidentit të një autobusi që transportonte nxënës shkollë.

Sipas autoriteteve, shoferi i një Ford Mustang u përplas me autobusin e shkollës duke e përmbysur atë ndërsa bënte garë në autostradë me një tjetër makinë.

Në momentin e aksidentit, në autobus udhëtonin 23 fëmijë të cilët fatmirësisht shpëtuan pa plagë të rënda, megjithëse përjetuan momente të vërteta paniku.

Autoritetet vlerësojnë se në momentin e aksidentit, makina që përplasi autobusin ishte duke udhëtuar me mbi 130 km në orë. Drejtuesi i saj ndodhet pas hekurave dhe akuzohet për vrasje të shkallës së tretë, të mbetur në tentativë.


1 Komente

  1. B
    Black Jack

    Tju shkerdhesh robt ktyne tipave pak e kon

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje