Video/ Cristiano Ronaldo imiton Messin, fraza e famshme bën xhiron e rrjetit

9 Shtator 2024, 13:10Lifestyle TEMA

Video/ Cristiano Ronaldo imiton Messin, fraza e famshme bën xhiron e


Cristiano Ronaldo ka shpërndarë një video që ka bërë xhiron e rrjetit, ku duket se imiton Lionel Messin. Një frazë e famshme e Messit, “Çfarë po shikon budalla?”, është rikthyer në qendër të vëmendjes pasi Ronaldo e përdori gjatë një bisedë me partneren e tij, Georgina Rodriguez. Kur Georgina i tha në formë shakaje, “Çfarë budallai je!”, Ronaldo e përmendi frazën e njohur të Messit, duke e bërë Georginën të qeshë.

Videoja, e postuar në kanalin zyrtar të Ronaldos, është bërë menjëherë virale, duke nxitur spekulime për një imitim të mundshëm të Messit. Ky moment është vetëm një nga shumë që kanë bërë bujë në rrjetet sociale që prej hapjes së kanalit të Ronaldos në YouTube. Një tjetër video e njohur është ajo ku Ronaldo pyet fëmijët e tij se kush është personi më i famshëm që ata njohin. Përgjigjja e tyre e papritur ishte nëna e tyre, Georgina Rodriguez, duke surprizuar edhe vetë Ronaldon.

 

Lini një Përgjigje