Një jaht luksoz me vlerë afro 1 milion dollarë u përmbys dhe u fundos vetëm 15 minuta pas lundrimit të tij të parë pranë bregut të Turqisë, duke detyruar pasagjerët dhe ekuipazhin të hidhen në ujë për t’u shpëtuar.
Pamjet dramatike amatore tregojnë anijen, me emrin Dolce Vento, duke u futur lehtësisht në ujërat pranë Zonguldak, në distriktin Eregli të Turqisë veriore, para se të përmbyshej nga njëra anë dhe të fundoshej ngadalë.
Sipas mediave vendase ekuipazhi, përfshirë kapitenin dhe dy anëtarë të tjerë, si dhe pronari i jahtit, u hodhën në ujë dhe arritën të notonin të sigurt deri në breg pa lëndime. Autoritetet e rojes bregdetare dhe ekipet portuale ngritën një perimetër sigurie rreth anijes në përpjekje për të menaxhuar situatën.
Sipas zyrtarëve të kantierit, shkaqet e fundosjes janë nën hetim, dhe inspektime teknike do të kryhen për të përcaktuar pse ndodhi incidenti./ E.K
Burimi: New York Post
????MADE IN TURKEY
— Harry Theocharous (@TheocharousH) September 3, 2025
A luxury yacht sank just 15 minutes after its maiden launch.
Turkey is launching a fighter jet too, they call it KAAN, claiming it to be better than the F-35 pic.twitter.com/3nmqRDRMpb
Dakort se komentet i fshit dy her ,tek shkrimi per Djalin e Trampit, por keni fshi edhe kuadratin e komenteve ! E treta e verteta ,korigjoje edhe ni her ... riktheje kuadratin ( lini nje pergjigje) .