VIDEO/ Kapet peshkaqeni i rrallë “derr” në ujërat e Vlorës

2 Dhjetor 2024, 16:00Lifestyle TEMA
VIDEO/ Kapet peshkaqeni i rrallë “derr” në ujërat e

Një peshkaqeni i rrallë, i quajtur 'derr' ka përfunduar në rrjetat e peshkatarëve pranë Qendrës së Peshkimit Orikum, në zonën e Pashalimanit. Quhet peshkaqeni “derr” për shkak të ngjashmërisë që ka me këtë kafshë të tokës.

Sipas ekspertëve, ky peshkaqen jeton kryesisht në thellësi 200-600 metra dhe ushqehet me vezët e peshkaqenëve të tjerë. Zona e Pashalimanit është e njohur për shfaqjen e specieve të veçanta, ndoshta për shkak të rrymave unike që karakterizojnë këtë territor.

Kjo specie është në mbrojtje dhe peshkatarët e Radhimës e kanë lëshuar sërish në det. Kryesisht ky lloj peshkaqeni jeton në ujërat e thella në Mesdhe dhe Atlantikun Lindor. Ai është një nga peshkaqenët më të rrallë dhe është pjesë e familjes Oxynotidae.

@gazetatema Specia e rrallë, në ujërat e Vlorës kapet peshkaqeni ‘Derr’ #lajmetefundit #gazetatema #lajmeshqip #viralvideos ♬ original sound - Gazeta TemA

6 Komente

  1. L
    Lloji

    Na doli dhe nji PeshkaDerr e dinim se kishim vetem Peshk a Qen deri tani….

    Përgjigjjuni
    1. A
      ABC

      I madh

      Përgjigjjuni
    2. S
      Studiusi

      Gjynof bebi peshkaqen , e paskan lëshu të ngordhur se donin të bënin vidio për tik-tok , përse nuk e lëshuat në momentin që e kapet ti bonit një vidio të shpejt dhe ta lëshonit.

      Përgjigjjuni
      1. q
        qeka origjinal brrisha

        ne Cengel kafshen primitive

        Përgjigjjuni
        1. P
          Peshkatari

          O Studiues, ku e studiove qe e hodhen te ngordhur, peshkataret e dine me mire se ty, a ishte i ngordhur apo jo, ata duhen falenderuar per gjestin e tyre human, mbasi ajo eshte nje specie e rralle.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Daku

            Ta çojme ne parlament. Ta bejme deputet. Te jete aty me shoket.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje