VIDEO/ Nipi i Trump luan kompozimin e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë, gjyshi i tij ndjek performancën

30 Prill 2025, 09:46Lifestyle TEMA
VIDEO/ Nipi i Trump luan kompozimin e tij të parë në

Nipi i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, bëri paraqitjen e tij të parë në piano në Shtëpinë e Bardhë, duke prezantuar kompozimin e tij të parë.

Momenti kur 8-vjeçari Theodore Kushner luajti në piano për gjyshin e tij u kap në video, të cilën Ivanka Trump e ndau me ndjekësit e saj nëpërmjet rrjeteve sociale. Videoja tregon nipin duke luajtur në piano me shumë përqendrim, ndërsa Donald Trump që sheh performancën e tij.

“Theo performoi kompozimin e tij të parë për gjyshin e tij në Shtëpinë e Bardhë mbrëmë”, shkroi Ivanka Trump në Twitter.

Ivanka Trump ka tre fëmijë me Jared Kushner: Arabella, 13 vjeç, Joseph, 10 vjeç dhe Theodore, 8 vjeç.

 

1 Komente

  1. P
    Poska

    performoi ?!?!?!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje