Aktori hollivudian, Channing Tatum zyrtarizon lidhjen me modelen 25 vite më të re

29 Prill 2025, 10:53Lifestyle TEMA
Aktori hollivudian, Channing Tatum zyrtarizon lidhjen me modelen 25 vite më

Channing Tatum dhe modelja Inka Williams e kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre në rrjetet sociale. Për të shënuar ditëlindjen e 45-të të aktorit, Williams postoi një kolazh fotosh të mbushura me momente së bashku në InstaStory.

Në njërën prej fotove,Tatum shihet i afërt me 25 vjeçaren, ndërsa në të tjerat çifti është duke u argëtuar, duke u shoqëruar me qentë e tyre dhe në pushime.

“Gëzuar ditëlindjen për njeriun më të pashëm, më të sjellshëm, më qesharak, më budalla, më të mrekullueshëm ndonjëherë”, Williams ka shkruar krahas postimit.
“Faleminderit që e keni bërë jetën të bukur dhe argëtuese”, shtoi ajo.

Ajo e përfundoi postimin me shprehjen “JTM trop fort”, që në zhargonin francez është “Të dua shumë”. Tatum, i cili i dha fund fejesës së tij me aktoren Zow Kravitz në tetor 2024, ndezi thashethemet për një lidhje me modelen kur u panë së bashku në një festë para Oscars në Los Angeles më 28 shkurt të këtij viti.
Aktori ka një vajzë 11-vjeçare, Everly me ish-bashkëshorten e tij Jenna Dewan.

1 Komente

  1. S
    Shkodrani

    Sikur 45 vjeç minus 25 vjeç bejne 20? Apo gabohem? Nuk i dihet se kur 7 x 7 = 42, edhe 45-25 mund te bejne 25.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje