Video/ Pas 9 orësh në errësirë, shpërthen festa! Reagimi i spanjollëve bëhet viral

29 Prill 2025, 12:03Lifestyle TEMA
Video/ Pas 9 orësh në errësirë, shpërthen festa!

Një video amatore po bën xhiron e rrjetit, duke treguar emocionin dhe lehtësimin e banorëve të Madridit në momentin kur, pas 9 orësh mungesë energjie elektrike, dritat më në fund rikthehen.

Në pamjet e shpërndara gjerësisht në rrjetet sociale, dëgjohen ovacione, brohoritje dhe duartrokitje që vijnë nga brenda apartamenteve dhe përhapen përtej mureve, duke reflektuar emocionet e forta të banorëve që përjetuan një blackout të pazakontë.

Spanja, Portugalia dhe një pjesë e Francës mbetën pa energji elektrike për thuajse gjithë ditën e djeshme. Autoritetet janë ende duke hetuar shkaqet e kësaj ndërprerjeje masive, që solli pasoja të shumta në jetën e përditshme të qytetarëve.

Qarkullimi urban dhe ndërqytetas u paralizua për orë të tëra. Pasagjerët u bllokuan në stacione trenash e aeroporte, ndërsa mungesa e energjisë solli dhe ndërprerje të komunikimit, me shumë persona që mbetën pa qasje në internet apo mundësi për të telefonuar.

 

4 Komente

  1. K
    Kritiku

    Mjaft ore gazetare idiote me te tilla lajme. Sikur u permbys bota sepse ngeli Spanja disa ore pa drita. Tek ne kjo gje ishte e perditshme dhe asnje lajm nuk rrodhi ne gazetat e botes. Po beni sikur ju hap barku per gjendjen e spanjolleve. Gazetare idiote!

    Përgjigjjuni
    1. .
      .

      Feston bota se erdhen dritat pas nje fenomeni te rralle natyror, po ne Shqiperi kjo eshte normale.

      Përgjigjjuni
      1. X
        X

        "Nderprerja solli pasoja të shumta në jetën e përditshme të qytetarëve" Ne Shqiperi ja fusin nga nje domino dhe se ndiejne hic se jane mesuar te trajtohen si gomare.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

          Kur PeDe i vinte tritolin shtyllave te tensionit te larte Shqiperia rrinte me jave pa drita.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje