VIDEO/ Protestat në Iran, aktorja heq shaminë dhe del topless: Nuk po promovoj lakuriqësinë

13 Tetor 2022, 12:40Lifestyle TEMA

VIDEO/ Protestat në Iran, aktorja heq shaminë dhe del topless: Nuk po

Elnaaz Norouzi është një aktore e njohur iraniane, e cila hoqi hixhabin dhe u shfaq “topless” në shenjë proteste kundër praktikave autoritare të regjimit në Teheran, të cilat shtypin lirinë e miliona grave.

Ylli i serialit “Lojërat e Shenjta” postoi videon e guximshme në “Instagram” dhe u shpjegoi 2 milionë ndjekësve të saj qëllimin e këtij veprimi. Ajo tregoi se nuk do që të promovojë lakuriqësinë, por lirinë e zgjedhjes.

Në klipin në fjalë, 30-vjeçarja shihet fillimisht në këmbë e veshur me shami. Më pas ajo heq rrobat që mbulojnë trupin e saj një nga një dhe i lëshon flokët, një gjest kundërshtimi ndaj ligjeve të rrepta të modestisë (islamike) të Teheranit për gratë.

“Çdo grua, kudo në botë, pavarësisht se nga vjen, duhet të ketë të drejtën të veshë atë që dëshiron, kur dhe ku dëshiron ta veshë. Asnjë burrë apo grua nuk ka të drejtë ta gjykojë ose t’i kërkojë asaj të vishet ndryshe. Të gjithë kanë mendime dhe bindje të ndryshme dhe këto duhen respektuar. Demokracia do të thotë fuqi për të vendosur… Çdo grua duhet të jetë në gjendje të vendosë për trupin e saj” shkruan ajo në postimin e saj.

Ndërkohë kujtojmë që pas vrasjes së 22-vjeçares, e cila u dhunua për vdekje nga policët se nuk mbante në mënyrën e duhur shaminë. Pas kësaj ngjarje protesta të dhunshme janë shënuar në Iran, ku deri më tani raportohet se kanë humbur jetën 108 persona.

4 Komente

  1. f
    fifa

    topless mos ka dal Linda e surrelit se kjo e veshur duket

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rota Sanal

      Zanale zanaleh

      Përgjigjjuni
    2. n
      nashiiiiiiiiii

      nuk do ishim aspak kunder edhe asaj nqs ty do te shijonte .

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jarebi

        Nga shamia te lakuriqesia?! Bravo, goca si ty na duhen.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje