VIDEO: Takimi ikonik, Dua Lipa dhe Mbretëresha Camilla në shoqërinë e njëra-tjetrës

18 Tetor 2022, 11:33Lifestyle TEMA

VIDEO: Takimi ikonik, Dua Lipa dhe Mbretëresha Camilla në

Dua Lipa u shfaq në shoqërinë e Mbretëreshës Camilla gjatë ceremonisë së çmimeve “Booker” mbrëmjen e së hënës.

Ikona e muzikës, e cila mbajti një fjalim në këtë event, shkëmbeu një bisedë të përzemërt dhe plot të qeshura me anëtaren e familjes mbretërore, një admiruese librash. Gjatë dialogut të tyre, në një video që është tashmë virale në rrjetet sociale, Dua shihet duke thënë se “nuk do të këndonte”, një shenjë kjo që Mbretëresha mund të jetë një fanse e madhe e këngëtares.

Më tej, Lipa i tha Mbretëreshës se ishte “tej mase e nderuar” si e përzgjedhura për të mbajtur fjalimin kryesor të mbrëmjes.

Camilla u shoqërua në ngjarjen e rëndësishme nga motra e saj, Annabel Elliot, ndërsa prezantoi edhe çmimin fitues.

2 Komente

  1. x
    xheti,KS

    Camilla, the new Queen Consort. In the wake of Queen Elizabeth II's death, there is no longer a British queen, but there is a queen consort.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Drilon

      Camilla mbretereshe? hajde Tema hajde

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje