VIDEO/ “Vallëzim me vdekjen”:Turisti rus i mbijeton mrekullisht goditjes nga rrufeja

13 Shtator 2024, 16:32Lifestyle TemA

Një turist rus i ka mbijetuar mrekullisht goditjes nga rrufeja në qytetin e Batumit në Gjeorgji.

Një video që po qarkullon në mediat sociale tregon momentin kur turisti 32-vjeçar, Pavel Smirnov, tregon momentin kur ai goditet nga rrufeja ndërsa filmonte veten duke kërcyer. Smirnov ka rënë menjëherë në tokë dhe mendoi se kishte vdekur.

Gjëja e parë që pashë ishte një tunel drite,” tha ai, sipas ‘The Sun.’ “Je duke vallëzuar kur befas, pas një sekonde, e sheh veten duke vdekur. Më digjte i gjithë trupi sikur të isha në ferr. Nuk mbushesha dot me frymë dhe nuk i lëvizja duart dhe këmbët.”

Smirnov ishte me pushime me të vëllain në një resort në Gjerogji kur u godit nga rrufeja. Siç shihet edhe në video, është pikërisht i vëllai ai që i vjen në ndihmë në momentet e para.

Sipas mjekëve, pavarësisht goidtjes së rrezikshme, Smirnov nuk pësoi asnjë dëmtim serioz, njofton ‘The Sun’.

2 Komente

  1. S
    Sara

    ka marre mesazhin hyjnor

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fati një herë të vjen në dorë

      E kane shpëtuar atletet Firma e prodhimit të këtyre atleteve duhet ta shfrytezoj këtë rast dhe fitimet do jenë të kolosale dhe këtij jetëgjati ti jepej një përqindje , Ai do të ishte ndarë nga jeta por fale veshjeve të këtyre atleteve ku kaloi një provë të vështirë sigurie, neser bëhet milionier.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje