Viti i Ri/ 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

1 Janar 2024, 09:24Lifestyle TEMA
Viti i Ri/ 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët

Nata e ndërrimit të viteve festohet në gjithë planetin dhe është një festë që bën bashkë anëtarët e familjes dhe njerëzit më të dashur.

Njerëzit, në anë të ndryshme të botës festojnë këtë natë me mënyra të ndryshme, por të gjithë besojnë se dëshirat e tyre do të realizohen në vitin që pason.

Ndryshe nga vendet e tjera të botës, apo edhe mes fqinjëve, nata e vitit të ri tek shqiptarët festohet ndryshe. Ka disa tradita të cilat na dallojnë nga të tjerët.

Tryeza plot me ushqime, veçanërisht mish

Edhe pse çdo ditë nuk konsumojmë shumë ushqime, natën e vitit të ri, tryeza duhet të jetë e mbushur plot e përplot. Nuk mjafton nëse gjeli i detit ndodhet mbi tryezë, pasi kryefamiljari ka blerë edhe dy-tre lloje të tjera mishi që në fund të fundit, askush nuk i prek.

Bakllava

Ëmbëlsira me e preferuar e tryezës përgatitet shumë ditë para festës. Disa zonja ende preferojnë ta gatuajnë vetë, disa të tjera ua besojnë furrave.

Pijet

Në tryezë nuk mungon asnjë marke alkooli, pije me gaz, pa gaz apo energjike. Nuk ka rëndësi nëse do të pihen apo jo, e rëndësishme të jene aty.

Superpastrimi i shtëpisë

Çdo cep shtëpie, dhomat, çdo orendi duhet pastruar. Viti i ri duhet të gjejë çdo shtëpi të pastër. Është e pastër dhe s’ka nevojë? Do të ripastrohet sërish. Nuk ka dyshime për këtë!

Luftë fishekzjarrësh

Nga dritaret, ballkonet e kudo të munden, shqiptarët do tregojnë me padurim arsenalin e pafundmë të fishekzjarrëve në shtëpi. Ishin më të bukura ato të fqinjëve? S’ka problem, në 1 janar rihedhim sërish.

Leku në byrek

Një tjetër traditë, byreku me lekun e fshehur. Kureshtja vijon. Kujt do ti bjeri këtë vit? Me shtrenjtësimin e jetesës dilema bëhet me e madhe. Çfarë shume do të marrim në këmbim të lekut? Momente sa argëtuese e qesharake që i shtojnë gëzim tryezës familjare.

Festa

Tani më, dihet nga të gjithë. Deri para mesnate me familjen, pas mesnate me shoqërinë. Mëngjesi? Nuk dihet ku na gjen.

Kush do të hyjë i pari në shtëpi?

Thonë që kur të hyn një djalë i vogël në shtëpi, viti do të shkojë mbarë. Akoma më shumë, shqetësimi më i rëndësishëm; të hyj me këmbën e djathtë. Një traditë që vështirë të zbehet.

12 Komente

  1. T
    Tirona

    Per shume vjet gezuar. Monedha ne gatim nuk eshte vetem e shqiptareve, ky ritual fillon qe me festimin e Shen Kollit me 6 dhjetor kryesisht ne vendet veriore te evropes, vazhdon me Krishtlindjet, pason me 1 janar per Shen Vasil dhe perfundon me 6 janar diten e Epifanise. Ne Shqiperi monedha ne embelsire ose byrek eshte kryesisht tradite e krishtere ortodokse. Myslimanet shqiptare filluan ta festonin Vitin Ri vetem nen rregjimin komunist. Sigurisht qe kjo eshte e VETMJA feste qe i bashkon te gjithe shqiptaret.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

      Sakt vetem persa i perket origjines orthodhoxe te vasilopitas. Sa per "bashkim" te muslimon brother's me kristianet orthodhoxe ajo nuk ka ndodhur,nuk ndodh e nuk do te ndodh kurre....

      Përgjigjjuni
      1. v
        vezhguesi

        E nxorre sumen edhe sot o koqe kandari? Traditen e monedhes ne byrek myslimanet e perdorin per novruz, feste e myslimaneve. Une nuk e di nese myslimanet e kane krijuar kete tradite apo te tjeret, por kjo nuk ka fare rendesi. Njerezit japin e marrin nga njeri tjetri. Keshtu ka qene ne mijera vite kur festat, sidomos ato fetaret propogandonin paqen. Duket se ti biblen e ke lexuar seprapthi, packa se duket se nuk ke kapacitet mendor qe ta kuptosh. E njejta gje me kuranin, qe po ashtu predikon paqen , vetem se gomeret e lexojne edhe ate liber seprapthi, prandaj kjo bote sot po shkon per lesh se ka debila si punba jote.

        Përgjigjjuni
    2. T
      Toronto

      Po me jemi dhe jemi krenare se e kemi zemren e madhe.

      Përgjigjjuni
      1. s
        spata

        Ke harruar me kryesoren .Kur behen bashke kuvendojne me ze te larte .

        Përgjigjjuni
        1. s
          shen kozmaj

          Pordh me rigon ,,,gadal se na the no nje gje te madhe ,, byrekun me lek e kan myslymanet ,,,ndersa orthodhokset kan piten ose kulacin e shen Vasilit ,,,dhe e ndajne per cdo pjestar ,,ne filim i bejne kryqin ,,,pastaj nje pjes per krishtin dhe shen marijen ,,,,

          Përgjigjjuni
          1. E
            E verteta dhemb....

            Myslot kane rr#ken ne qyp... hahahaha O loqke,tradita e monadhes/lekut ne "vasilopita " eshte absolute kristiane orthodhoxe me zanafillen nga Kapadhokia

            Përgjigjjuni
          2. P
            Patro kazma etolosi

            E verteta dhemb ,,,,me pelqen ne cdo koment ,,vazhdo ,,,gezuar shen Vasilin ,,,

            Përgjigjjuni
            1. S
              Speci

              Na cate K…. me keto idjotizma. Kazan jemi bertet

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nderpriteni pak ushqimin, mos hani ...... mut gjit

                Mero kokerrjepuri gjithnje shqiptaret jane gjithnje te paret per cdo gje e ne cdo gje, ne vendet e tjera "Viti i Ri" pra "Happy New Year" nuk festohet dhe as nuk pihet e as nuk hahet, per mish dhe pije alkolike as qe behet fjale, nuk ka fishekzjare, ....perfundimisht nderrimi i viteve i gjen ne gjume. Pema e vitit te ri, babagjyshi e derci e verci sic thote nje komentues me lart "pordhe me rigon" e kane origjinen ne Albanistan. Te paret tane me brekushe as q e merrnin vesh se kur behej nderimi i viteve dhe sot na del qe jemi tradicionalet e festimit me te hershem ne Evrope, babagjyshi zbriste me slite te terhequr nga qente plot dhurata nga Vici-doli dhe gezonte femijet, nordiket na e vodhen kete ritual.... e derci e verci.

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Baxhuli

                  Popull me kashfshe se shqiptaret nuk mund te gjesh por akoma monster eshte qeveria e tyre qe i lejon te gjejne dhe perdorin ate arsenal te tmershen piro teknik fishekzjaresh qe fillojne nje dite para e perfundojne pas tre ditesh! Askund nuk ndodh kjo!

                  Përgjigjjuni
                  1. H
                    Harrove Mero

                    Eshte edhe ajo tradita kur s'kane para te blejne as nje gjel deti se drejtohen nga hajdute drogaxhinj zhvates.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje