Një nga projektet më të pazakonta në historinë e kinemasë është filmi “100 Years: The Movie You Will Never See”, i cili është realizuar në vitin 2015, por nuk do të publikohet deri më 18 nëntor 2115, plot 100 vjet më vonë.
Në film luan aktori i njohur John Malkovich, ndërsa regjia mban firmën e Robert Rodriguez. Projekti është konceptuar si një mesazh artistik për brezat e së ardhmes dhe si një eksperiment unik mbi kohën, trashëgiminë dhe durimin njerëzor.
Filmi ruhet i mbyllur në një kasafortë të teknologjisë së lartë, e programuar të hapet vetëm në datën e premierës pas një shekulli. Deri më sot, asnjë pamje, trailer apo detaj i subjektit nuk është bërë publik, duke e kthyer “100 Years” në një nga misteret më të mëdha të kinemasë moderne.
Sipas organizatorëve, në mbarë botën janë krijuar vetëm 1,000 bileta simbolike, të cilat janë menduar të trashëgohen brez pas brezi deri në momentin historik të shfaqjes së filmit.
Projekti është realizuar në bashkëpunim me markën luksoze të konjakut Louis XIII, e njohur për faktin se produktet e saj kërkojnë rreth 100 vite për t’u prodhuar një simbolikë që lidhet drejtpërdrejt me idenë e filmit.
“100 Years” mbetet kështu një vepër që askush nga brezi ynë nuk do ta shohë, por që synon t’i flasë njerëzimit përtej kohës.
A do ketë njerëz atëherë? Toka a do jetë? Po trashëgimi i biletës si do zgjidhet mes të tërë mëtonjësve? Po për ne që s'do jemi - përfshi edhe vetë aktorët, regjisorin, skenaristin e satafin e prodhimit të filmit - si do vejë halli? Do vijnë në varret tanë ata që e panë apo do duhet të ngjallemi ne lugat për të parë filimin - hequr merakun - e për të marrë vesh si do të pritet? E ç'na hapën punë! Tani na duhet të vrasim mendjen edhe për këtë film e për punët e 100 vjetëve më pas, kur nuk do të jemi.
E pra të shtëna nuk kishte...,ato ishin diku larg...dhe... Kjo është koha e artë e bixhozit, prandaj të bësh 'bllofin' nuk është më çudi,përkundrazi quhet normale,se ka ardh koha e maskarenjve,ku dialli i veshur deri dje 'me prada',ka dalë jasht culluk,siç e ka bërë nëna.apo më 'saktë' ,siç ka dalë nga pi*ka e mamit.
Ket problem do ta zgjidhe AI. Do ta kopjoj trurin tone, dhe mandej do ta simuloj reagimin tone kur te shfaqet filmi i "ndaluar".