Xhoana zbulon “luftën për pasurinë” me familjen e Ergys Dashit: Me babain e tij nuk flas, ka dyshime mbi atësinë e fëmijës

23 Dhjetor 2023, 11:12Lifestyle TEMA
Xhoana zbulon “luftën për pasurinë” me familjen e

Ish-konkurrentja e “Love Island”, Xhoana Kurti ka “thyer” heshtjen dhe ka folur për herë të parë për bashkëjetesën me Ergys Dashin në Guayaquil të Ekuadorit, me të cilin ka dhe një djalë.

Xhoana ka treguar momentin e vështirë ku ka treguar mes emocionesh momentin e vështirë se i kanë çuar foton e partnerit të vrarë për ta njohur edhe pse ajo ishte 9-muajshe shtatzënë, në pritje të fëmijës së tyre.

“Më mori në telefon edhe një shoku i tij që donte të fliste me të, ndërsa mua më vjen një foto dhe më thotë a është ai. Më vjen fotoja e vrarë dhe mua më ra pika. Kam bërtitur shumë dhe isha më një shoqe i thashë që kanë vrarë Gysin. Kur më konfirmuan vdekjen nuk mbaj mend asgjë dhe përjetova depresion”, tha Xhoana në emisionin “Glamour Zone”

Ajo ka zbuluar edhe “luftën” për pasurinë që ka bërë me familjarët e Ergys Dashit, pas vrasjes së këtij të fundit.

Sipas saj, ata kishin dyshime mbi atësinë e fëmijës, teksa Xhoana tha se me babain e Ergys Dashit nuk ka asnjë kontakt edhe sot.

“Pas vdekjes së atij luhej edhe pasuria. Më kanë mohuar fëmijën duke më thënë se nuk është me personin. Unë kam ndenjur me të për njeriun, dhe jo për pasurinë. Thonin ja po del, ja po bën gjatë gjithë kohës. Familja dhe shoqëria e djalit. Me babain e djalit në fjalë nuk kam aspak kontakt, ndërsa vjehrrën e quaj shoqe”, tregoi Xhoana.

Gjithashtu, ajo deklaroi se ishte vetëm e dashura e Ergys Dashit dhe se nuk ishte në dijeni të problemeve të tij me trafikun e lëndëve narkotike, por mendonte se punonte në kompani bananesh.

“Ka qenë diçka që dihet sepse unë postoja foto me të, por mendoj se është e tepruar lajmi që unë isha pjesë e grupit kriminale, kur unë isha vetëm e dashura. Nuk kisha lidhje me gjërat që nuk e dija që ekzistonin. Ka qenë një tragjedi e fortë për mua. Kishte ditë që po e ndjenja si gjë dhe mendova se nuk e di çfarë do të ndodhë. Atë ditë nuk isha mirë, isha në ankth. E dija se kishte probleme, por nuk e dija se ishte aq madhore. Unë e dija se punonte kompani bananesh”, u shpreh Xhoana Kurti.

Ergys Dashi me origjinë nga qyteti i Durrësit u ekzekutua mbrëmjen e 23 Janarit të vitit 2022 në një nga restorantet e zonave më të njohura rezidenciale të Guajakilit, teksa nga zbërthimi i bisedave në aplikacionin “Sky Ecc” rezultoi se ai merrej me trafikun e kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës, si pjesë e grupit të Ervin Matës, Ismail Zenelit dhe Eralbi Breçanit. Madje nga bisedat në “Sky Ecc” përmendet dhe vrasja e tij, ku thuhet se një beratas ka paguar shuma të mëdha për ta eliminuar.

10 Komente

  1. A
    Alex

    O kasolle ku na mblodhe....

    Përgjigjjuni
    1. E
      Elvis

      Po. Edhe une nuk e di si e kam emrin...

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lexhenda

        Si mund te marresh pasuri kur ke qene vetem e dashura? Pasuria ndajet nqs keni qene te marruar.

        Përgjigjjuni
        1. 2
          21 Janari

          Prostitucionin e rruges po e promovon fort media si vlere. Skandal sepse e pashe kete lajm edhe ne portale te tjera. Cfare interesi kane njerezit per te lexuar historite e kesaj injoranteje dhe atij trafikantit te pushkatuar? Per cfare pasurie flet kjo ordinerja, per ate qe duhet sekuestruar deri tek corapet e ketyre?

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dridhe e perdridhe brenda e ke.

            O Mero i degjeneruari qe u le hapesire kurvave me patente qe kane te shkruar ne balle dhe ne bythe.

            Përgjigjjuni
            1. N
              Na myti llumi

              Kjo eshte tamam gazeta ku duhet te japesh interviste ti e shoqet e tua! Bravooooo

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mero kokebytha

                dava te degjeneruarish

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Lili

                  Lufto deri ne fund se ti per leke i hoqe breket

                  Përgjigjjuni
                  1. H
                    Henk

                    Nuk e kuptoj përse u bëhet lajm kurvave dhe drogaxhinjve. Kujt po i intereson çfarë ka bërë, me kë është q..rë dhe ça do bëjë në të ardhmen një baxhellë ordinere? E pastaj kur thotë, "nuk e dija që merreshe me drogë, kujtoja se kishte kompani bananesh.." Ku ku moj nane...

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tini

                      Putanë me patentë ndërkombëtare! Turp per gazeten Tema qe nxjerre lajme te tilla!

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje