Ylli i “American idol” kthehet pas 7 vitesh në Kosovë, video emocionuese e takimit me nënën e tij

19 Gusht 2024, 14:53Lifestyle TEMA

Ylli i “American idol” kthehet pas 7 vitesh në Kosovë,


Freskim Rama, i njohur për të gjithë si Kimi, është rikthyer në Kosovë pas shtatë vitesh. Ylli i “American Idol” lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë në rrjete sociale.

Në një video të publikuar në Instagram, ai sjell një moment emocionues takimin me nënën në prani të familjarëve të tjerë.
Kim shpërthen në lot dhe tregon se ka pasur mall të madh për ta, meqë u bë një kohë e gjatë që nuk ka qenë në vendlindje.

“Shtatë ditë, shtatë muaj, shtatë vjet pa e parë familjen time”, nis postimi i artistit.

Ai theksoi: “Më fal nënë për mërzinë dhe lotët që të kanë shkuar për faqe kur ti ke pasur nevojë për mua”.

Disa muaj më parë, Kim mahniti jurinë e “American Idol” teksa i këndoi Kosovës, ku në juri ishte edhe ylli i famshëm, Katy Perry. Djaloshi nga Kosova (25-vjeçar) nisi audicionin me këngën “Heal” të Tom Odell”, por e përfundoi me këngën e njohur shqiptare “Oj Kosovë, oj nëna ime”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kimi (@urboykimi)

Lini një Përgjigje