Ylli i Tik Tok-ut gjendet e masakruar brenda një qeseje plastike

28 Qershor 2025, 17:59Lifestyle TEMA
Ylli i Tik Tok-ut gjendet e masakruar brenda një qeseje plastike

Një ngjarja makabër ka tronditur kryeqytetin e Perusë, Lima. Punonjësit e impiantit të trajtimit të ujërave kanë gjetur trupin e një 19-vjeçareje të futur në qese.

Viktima është identifikuar si Fabiola Alejandra Caicedo Pina, një e re e njohur në rrjetin social TikTok, e cila ishte shpallur e zhdukur prej disa ditësh.

Autoritetet kanë arritur ta identifikojnë vajzën përmes tatuazheve ndërsa vijojnë hetimet për të zbuluar ngjarjen e rëndë.

Deri tani ka dy pista hetimi. Përfshirje në grupe kriminale ose mundësia e një veprimi të dhunshëm në shenjë hakmarrjeje për vdekjen e ish-partnerit të saj që vdiq në 2022.

S'ka ende një të dyshuar konkret ndërsa mësohet se mbrëmjen para se të humbte jetën, Caicedo është larguar me forcë nga një ambient festiv ndërsa në trup dallohen shenja dhune.

Pas dhunës dhe masakrës, trupi i saj është hedhur në lumin Rimac dhe ka përfunduar pranë impiantit ku u zbulua.

3 Komente

  1. E
    Erdogan

    Te jesh Yll ne tik tok dmth te jesh alabak, sepse aty eshte vend per njerez te tille. Keshtu qe se u zhduk apo u masakrua nje alabake nga nje alabak nuk perben lajm. Tung!

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lexhenda

      Shume yje te tiktokut po ikin per lesh por keta tanet si gjen gje….

      Përgjigjjuni
      1. N
        Niku

        Shyqyr qe na e sollet kete lajm se nuk e dinin c’kishte ndodhur. Eshte edhe nje yll tjeter TikTok-u ne Taxhikistan qe eshte zhdukur, na sillni lajme edhe per ate.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje