Zoe Saldaña është bërë zyrtarisht aktorja me fitimet më të mëdha në historinë e kinemasë, falë suksesit të vazhdueshëm të filmave të saj në box office. **Filmat ku ajo ka luajtur kanë arkëtuar më shumë se 15.4 miliardë dollarë në të gjithë botën, sipas të dhënave të përditësuara të faqes The Numbers.
Ky rekord i ri erdhi pas suksesit të fundit të sci-fi-t “Avatar: Fire and Ash”, i cili u publikua më 19 dhjetor 2025 dhe arriti të kalojë shifrën e 1 miliardë dollarëve globalisht që në fillim të janarit 2026.
Me këtë arritje, Saldaña, 47 vjeç, ka kaluar aktoren Scarlett Johansson, e cila mbante më parë vendin e parë në listën e aktorëve me fitimet më të larta. Saldaña ka rolin e Neytiri në trilogjinë e Avatar dhe ka qenë pjesë e tre nga filmat më të shikuar në histori: Avatar (2009), Avatar: The Way of Water (2022) dhe Avengers: Endgame (2019).
Ajo është gjithashtu aktorja e parë që ka luajtur në katër filma që kanë kaluar 2 miliardë dollarë arkëtime, duke përfshirë edhe Avengers: Infinity War.
Përveç suksesit në box office, Saldaña ka fituar edhe Oscar-in për Aktoren më të Mirë Mbështetëse për rolin e saj në filmin Emilia Pérez (2025), dhe pritet të rikthehet përsëri si Neytiri në vazhdimet e ardhshme të serisë Avatar./ E.K
Burimi: People
Zoe e meriton, eshte yll.