10 emra në tryezën e Ramës: PS zgjedh sot Presidentin e ri të Republikës

3 Qershor 2022, 10:02Politika TEMA

10 emra në tryezën e Ramës: PS zgjedh sot Presidentin e ri

Socialistët do të zgjedhin sot emrin që do të propozojnë për president të ri të Republikës. Në orën 17:00 do të mblidhet kryesia për të diskutuar emrat e mundshëm që do të shkojnë një ditë më pas në votim.

Mësohet se deri më tani janë përzgjedhur 10 emra potencialë, por vetëm një prej tyre do të zgjidhet nga kryesia e socialistëve. Pritet që kryesocialisti Rama të bëjë publik emrin e zgjedhur pas mbledhjes në selinë rozë. Ndërkohë, një ditë më pas do të zhvillohet raundi i katërt i votimeve dhe ku pritet të ketë një emër për kreun e ri të shtetit.

Sipas Kushtetutës, presidenti i ri mund të zgjidhet me 71 vota, të cilat socialistët të vetëm mund t’i sigurojnë. Deputetët e PD, të grupit të Enkelejd Alibeajt kanë paralajmëruar se do ta bojkotojnë seancën plenare për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, pas prishjes së marrëveshjes me PS, për të zgjedhur një emër konsensual.

14 Komente

  1. G
    Gimi

    Po me ne fund po e zgjillni ju kot jeni marr deri tani me kto idiotat e PD

    Përgjigjjuni
    1. K
      Klaus

      Ka ardhur koha qe te kemi nje president te denje qe di te beje detyren e tij ashtu sic duhet,urojme te zgjidhet emri i duhur

      Përgjigjjuni
      1. A
        Anja

        Presim qe PS te beje sugjerim te duhur sic ka bere gjithmone dhe te sjelle nje person te denje per postin e presidences. Kemi besim tek partia socialiste qe do beje zgjedhjen me te duhur

        Përgjigjjuni
        1. R
          Ruzhdie

          Ishallah po na vjen ne krye nje president qe ka cfar ti japi Shqiperise ta beje shqiperine sa me te zhvilluar ,vetem nje si Ilir Meta mos vije me se i ka pire gjakun ketij populli

          Përgjigjjuni
          1. T
            Taulant

            Kryeministri yne do zgjedhe nje president te denje per Shqiperine????

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rea

              Uroj te fitoje me i miri dhe pse e mar me mend qe cdo kansidat qe do te vendoset ne garen e presidentit do te jete shume i pergatitur dhe do ti kete plotesuar te gjitha kushtet. Ju do te beni zgjedhjen e duhur

              Përgjigjjuni
              1. A
                Anxhi

                Ndizni motorrat dhe ecni para nuk kemi kohe te presim per tekat e opozites

                Përgjigjjuni
                1. a
                  albozi

                  Ishalla nje zgjedhje e mire qe e meriton te jete ne ate post

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Klajdi

                    Emrin qe do zgjedhet nga partia socialiste jam i sigurt qe do jete i duhuri per te permbushur detyrat e presidentit .

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tami

                      Duke i vendosur emrat me kujdes na ben neve te mendojme qe keto vendime po merem me pergjegjesine me te madhe. Ne fund e sigurt qe do te jete nje president qe do ta meritoje plotesisht dhe i ploteson te gjitha kushtet dhe cilesite per kete post. Suksese cilitdo qe do te fitoje.

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Albi

                        Kishdo qe te zgjidhet jam i bindur se do jete zgjedhja e duhur dhe nje president vertet i afte per postin

                        Përgjigjjuni
                        1. r
                          redi

                          jam shume i bindur qe sot ne ate tryeze do te zgjidhet personi i duhur per ate post

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Krist

                            Jam plotesisht i bindur qe do zgjidhet dikush qe e meriton dhe do e coje detyren deri ne fund jo si Iliri qe nuk bere asgje si president

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Komentator Politik ????????

                              Nuk duam Kosovar kandidat për President në Shqipëri, kanë shtetin e tyre, flamurin e tyre, kulturën e tyre dhe pabesit e tyre.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje