
Presidenti Bajram Begaj ka përshëndetur 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipëri-SHBA-së.
Begaj ka publikuar letrën nga ambasada amerikane e dërguar nga presidenti i Këshillit dhe ministri i Punëve të Jashtme të SHBA-së, Djafer Upi e vitit 1922, në datën kur janë lidhur marrëdhëniet tona diplomatike me SHBA-në.
‘28 korrik 1922- 28 korrik 2022/ 100 vite marrëdhënie diplomatike mes Shqipëri dhe SHBA-së. 100 vite bashkëpunim miqësor & partneritet i ngushtë mes dy aleatëve në NATO dhe anëtarëve të Këshillit të Sigurisë.
Mirëpresim për të punuar ngushtësisht në zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë, mbështetur në Partneritetin Strategjik.’- shkruan Begaj.
Lini një Përgjigje