11 maji:Ja ku do aplikohet votimi dhe numërimi elektronik! Tre skenarët e propozuar nga KQZ

22 Shkurt 2025, 12:06Politika TEMA

11 maji:Ja ku do aplikohet votimi dhe numërimi elektronik! Tre

Kryetari i Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka propozuar tre variante për procesin e votimit dhe numërimit elektronik, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Këto tre drafte të propozuara nga Celibashi pritet t’u vendosën në tryezë partive politike për të nisur negociatat për votimin elektronik.

Por ku konstatojnë këto variante dhe çfarë parashtrojnë ato?

ABC News ka siguruar tre skenarët e KQZ-së: 

Në skenarin e parë, KQZ propozon votimin dhe numërimin elektronik në 5 njësi të kryeqytetit dhe në Vorë.

Bëhet fjalë për njësitë 1,3,5,8 dhe 9 ndërsa i njëjti proces do të ndiqet edhe në zonën e Bërxullit, Prezës dhe Vorës.

Skenari i dytë parashikon zhvillimin e këtij procesi në njësitë 2, 3, 5, 9 dhe 10 në Tiranë ndërsa zona e Vorës mbetet e njëjtë.

Skenari i tretë nuk përmban vetëm Tiranën por edhe qytetin e Durrësit.

Në shkresë kërkohet që votimi elektronik të zhvillohet vetëm në njësitë 5 dhe 10 në Tiranë ndërsa në Durrës të përfshihet nga rajoni 1 deri në rajonin 5. Zona e Vorës edhe në variantin e 3-të mbetet i njëjtë.

Propozimet e pjesshme të KQZ-së vijnë për shkak se Partia Demokratike ka refuzuar që procesi i votimit dhe numërimit elektronik të shtrihet në nivel qarku.

4 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    ...pse se kane ndare mendjen akoma keta.....lol..albanaistan, jeni ba ma kec se 'Amerika e Obama/Biden'....per zgjedhjet ...lol...lol

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pazarokraci stop, welcome real democracy

      Votim e numerim elektronik Sali e Rame do ti bejne ne aq zona sa manipulimi i tyre te mjaftoje ti jape pushtet SALIUT. Lacivita ndoshta eshte alibia e ketij PAZARI RAME e Sali!

      Përgjigjjuni
      1. P
        Poseidon

        KETU DO JETE E GJITHE LOJA SEPSE MUNDESITE PER MANIPULIM TE TE DHENAVE ME ANE TE KONTROLLOREVE TE IT. TE TE BEHET PA RENE NE SY.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bureto

          Rumpallë shtet! Sipas Kushtetutës, përgjegjës për zhvillimin e zgjedhjeve në Shqipëri (ma merr mendja edhe kudo) organizohen nga KQZ. Atëhere ç'punë kanë partitë se si bëhet procesi i votimit që është një proces teknik dhe jo politik?! Dhe për më tepër, si gjithmonë, hundët do t'i fusë partia që qysh nga korriku i vitit 1992, i humb zgjedhjet dhe në çdo rast ka kërkuar alibi për to. Edhe për këto zgjedhje mbetet në atë rol. Tani që të mos e zgjasim. Pse lejohen rumpallistët e Sa-lehut të kërkojnë edhe gjëra që nuk u takojnë ?! Votimi dhe numërimi elektronik sot është normë. Nëse nuk bëhet dot, kjo mund të ketë arsye financiare, por edhe sikur të isgte kjo, është detyrë e qeverisë ta përballojë. Kur qeveria e mbështet procesin, KQZ e realizon atë teknikisht, atëhere çfarë m.... kërkon "minuesi i demokracisë", kjo si një nga arsyet pse u shpall "non grata" nga ShBA?!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje