INTERVISTA/ Rezervat e Niazi Jahos, për Task Forcën e SPAK: Pse më duket veprim i nxituar

21 Shkurt 2025, 18:04Politika TemA

INTERVISTA/ Rezervat e Niazi Jahos, për Task Forcën e SPAK: Pse

Shumëkush e ka pritur me optimizëm ngritjen e dy task forcave nga prokuroria për hetimin e krimit zgjedhor për zgjedhjet elektorale të vitit 2025. Por, juristi Niazi Jaho ka rezervat e veta.

Zoti Jaho, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsioni dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka njoftuar ngritjen e një task-force që do të operojë në 12 qarqe dhe 61 bashki me synim: hetimin dhe parandalimin e krimeve zgjedhore! Ju keni një përvojë të gjatë dhe të konsoliduar në fushën e legjislacionit zgjedhor dhe zbatimit të tij në zgjedhjet periodike që janë zhvilluar në vendin tonë! Kjo nismë është e re dhe nuk është zbatuar ndonjëherë! A mund të na shfaqni ndonjë mendim sesa e bazuar dhe efikase mund të ishte ngritja e kësaj task-force?

Këtë nismë rastësisht dhe për herën e parë e kam dëgjuar në transmetimin e një kanali televiziv si lajm por pa dhënë detaje. E megjithkëtë duke pasur parasysh natyrën e zgjedhjeve, kushtet në të cilat zhvillohen ato si dhe funksionet e organeve të ndjekjes penale mu duk si një veprim disi i nxituar.

Edhe pse i bindur për qëllimin e mirë, kisha rezerva dhe objeksione që më duhej ti sqaroja dhe t’i konkretizoja sepse ka pasur dhe mund të ketë raste që qëllimi i mirë, mund të mos justifikohet dhe në praktikë të mos jetë efikas madje të krijojë keqkuptime apo keqinterpretime.

Është kjo arsyeja që për të shprehur një mendim të qartë jo me supozime por me argumente, ishte e nevojshme të njihesha me dy dokumente ku bëhet fjalë:

a)Për disa pika kryesore mbi ngritjen e task-forcës.

b)Për takimin zyrtar të zhvilluar midis komisionierit shtetëror të zgjedhjeve dhe Drejtuesit të Stukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Në të dy këto dokumenta, veç të tjerave evidentohet fakti i bashkëpunimit të nevojshëm midis KQZ-së dhe prokurorive.

Mbas njohjes me përmbajtjen e dokumenteve të mësipërme cili është mendimi që ju krijuat?

Forcova bindjen se ngritja e task-forcës që do të operonte në zgjedhjet e 11 majit 2025, në fazat e ndryshme të këtyre zgjedhjeve, mënyra si do të veprohej dhe metodologjia që parashikohej të zbatohej në bashkëpunim me KQZ-në, në disa drejtime nuk përputheshin me kërkesat e kodit zgjedhor dhe veprimtarinë praktike të organeve të ndjekjes penale që mbështet tërësisht në kodin e procedurës penale.

Mos vallë konkluzioni juaj për këtë çështjë është i nxituar?

Është e drejtë e lexuesit ta vlerësojë këtë. Do ta respektoja mendimin e kundërt, edhe po të mos pajtohesha me të!

Nuk është çështje e thjeshtë dhe e lehtë të japësh mendime për një problem kaq të rëndësishëm kur qëllimi kryesor është të goditen me shpejtësi veprat kriminale në fushën e zgjedhjeve dhe si pasojë të parandalohen ato. Por, pavarësisht nga kjo ngritjen e kësaj task force e shikoj dhe e vlerësoj në raport me kërkesat dhe synimin e rëndësishëm që zgjedhjet duhet të zhvillohen në kushte dhe në një atmosferë të qetë ose relativisht të qetë.

Pikërisht për të ndihmuar në krijimin e një atmosphere të tillë, ligjevënësi në kapitullin “Parimë të përgjithshme” të kodit zgjedhor dhe pikërisht në nenin 5 ka sanksionuar disa ndalesa siç janë: Ndalohen forcat komando dhe forcat e tjera të ushtrisë që të përdoren gjatë fushatës zgjedhore. Ndalohet përdorimi i forcave komando dhe forcave të tjera të ushtrisë për ruajtjen e objekteve që kanë lidhje me zgjedhjet. Ndalohen forcat e ushtrisë të kryejnë ushtrime ose manovra ushtarake jashtë reparteve ose vendeve të dislokimit të tyre gjatë gjithë fushatës zgjedhore. Ndalohet përdorimi ose pjesëmarrja e punonjësve apo strukturave të Shërbimit Informativ të Shtetit në të gjitha llojet e zgjedhjeve.

Në këtë nen për organet e ndekjes penale apo për zbritjen e tyre në terren ku zhvillohen zgjedhjet nuk thuhet gjë, pra nuk ka ndonjë ndalesë?

Është e vërtetë që nuk thuhet gjë, dhe skish pse të thuhej. Në kodin zgjedhor përmenden se kur denoncimet përmbajnë elementë të veprave penale i dërgohen prokurorisë. Ligjvënësi ka miratuar Kodin e Procedurës Penale që për vepra të tilla si nga prokuroria edhe nga gjykata zbatohet Kodi i Procedurës Penale.

Si motivohet prania e Policisë së Shtetit në të gjitha zgjedhjet që janë zhvilluar?

Sepse funksioni kryesor i policisë së shtetit është garantimi i rendit publik. Në këtë vështrim prania e policisë së shtetit i shërben krijimit të atmosferës së qetë në zgjedhje. Sipas nenit 105 të Kodit Zgjedhor kur në qendrën e votimit rrezikohet rendi ose zhvillimi i rregullt i votimit KQV-ja njofton organet e policisë për ta rivendosur atë. Kur para qendrës së votimit ose në oborrin e saj grumbullohen persona të paautorizuar, thirret policia për ti larguar ata. (Pika 6 e nenit 109 të KZ). Është punonjësi i policisë së shtetit i ngarkuar me detyrën e shoqërtimit të mjetit që transporton kutitë e votimit në qendrën e numërimit të votave (Neni 11 I KZ).

Kush i monitoron zgjedhjet?

Zgjedhjet periodike i monitorojnë OSBE/ODHIR, KQZ-ja vëzhgues të huaj e vendas, media e autorizuar nga KQZ-ja. Nuk e kuptoj përse në pikat kryesore për ngritjen e task-forcës dhe takimin e komisionerit shtetëror të zgjedhjeve bëhet fjalë për monitorimin, madje edhe për monitorimin financiar. E pakonceptueshme është parashikimi i funksionimit të një mekanizmi të përqëndruar të kordinimit ndërinstitucional mes KQZ, SPAK, Prokurororisë së Përgjithshme, POlicisë së shtetit që do të konkretizohet me ngritjen e Qendrës së Monitorimit të procesit zgjedhor pranë KQZ-së. Në fakt nëse do të ndodhte kjo, do të ishte një institucionalizim ekstraligjor që mund të kontestohej. Nuk përjashtohet rasti që në qendrën e monitorimit të shqyrtohen informacione me elementë të veprës penale të ngarkim të këtij apo atij anëtari të KQZ-së, të stafit apo monitoruësve të tij. Në këtë vështrim mund të shtrohet cështja e konfliktit të interesit.

Ndoshta kjo nismë është ndëramarrë sepse në zgjedhjet e kaluara denoncimet kanë qenë relativisht të pakta sepse ndaj prokurorive dhe gjykatave ka pasur edhe disa kritika për zvarritje në hetimin dhe gjykimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve. Çmendoni për këtë?

Nuk mendoj të jetë kjo arsyeja, sepse prokuroria vihet në levizje ose nëpërmjet denoncimeve (e përgjithshme) ose kur çmohet e nevojshme me nismën e vetë.

Është e vërtetë se në Raportet e OSBE-ODHIR-it rekomandohet për hetime të shpejta të këtyre çështjeve, por theksi vihet tek sensibilizmi i vazhdueshëm, konkret dhe ligjor i shtetasve. Nuk ka dyshime se faktor parandalues është edhe hetimi dhe gjykimi i shpetjë i krimeve zgjedhore. Me krijimin e SPAK janë krijuar kushtet për zbulimin dhe hetimin objektiv dhe të gjithëanshëm të veprave penale të korrupsionit pasiv dhe aktiv në fushën e zgjedhjeve.

Me të drejtë KQZ shumë çështje i ka konsultuar me subjektet zgjedhore. Ata mendoj se janë drejtëpërdrejtë të interesuar për këtë nismë. Nuk di nëse edhe në këtë rast është vepruar në këtë menyrë. Monitorimet që parashikohen në Kodin Zgjedhor kanë të bëjnë me fazat e ndryshme të procesit zgjedhor, ndërsa metodologjia që zbatohet nga organet e ndjekjes penale është e një natyre tjetër.

Në vitin 2020 u ndryshua neni 123/3 i K.Z. Në pikën 1 të këtij neni thuhet: “Çdo person që vihet në dijeni të fakteve ose rrethanave që mund të përbëjnë shkelje të përcaktimeve ligjore me natyrë administrative ose penale në fushën e zgjehdjeve ka të drejtë të informoi drejtëpërdrejtë K.Q.Z-në.” Në këtë rast K.Q.Z. zbaton ligjin e sinjalizmeve dhe mbrojtjen e sinjalizuesve. Kur gjatë këtij shqyrtimi administrativ, konstaton se njoftimi ka elementë të krimit, ja dërgon atë prokurorive përkatëse.

Në përfundim do të sugjeroja që kjo çështje ti nënshtrohej një diskutimi dhe debati objektiv e të thelluar. Është i nevojshëm zbatimi rigoroz i kompetencave të çdo organi dhe parandalimi i çdo mekanizmi që mund të shkaktojë paqartësi.

E shikojmë të nevojshme të përmendim gjithashtu që në ndryshimet që i janë bërë nenit 167/1 të K.Z, K.Q.Z-ja i kërkon informacion të rregullt organeve të policise dhe prokurorisë për hetimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve, madje K.Q.Z-ja është e detyruar të mbajë periodikisht dhe të publikojë statistika të rregullta për çdo çëshje penale. K.Q.Z-ja ngarkohet gjithashtu të informojë Kuvendin për gjendjen e hetimeve penale për çështjet zgjedhore. 

TemA

34 Komente

  1. E
    Emigrant

    Ndjese, por. merrni ne interviste ndonje nga Sharra e Tufine... Late nam....

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tironci

      Edhe te Njazi kufoma akoma i pa kallur nga kjo bote kerkoni aleance kunder Spakut. Panik hajdutesh.

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jorgo

        i hani mune te gjithe ju juristet e epokes se plepave, Njaziut... merrni dhe Ismet Elezin bile babai i penales shqiptare se e keni ende gjalle m.gj.se 100 e ca vjec.... Sikur te kishit 1-100 e urtesise e mencurise se ketyre"kufomave" ju kufoma intelektuale qe keni lindur te tille, nuk do benit kaq keq ne kete vend...

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kutuzovi

          More matufa,o injorante! Njaziu i ve ne maj te gishtit te gjithe te tjeret per profesionalizem juridik.

          Përgjigjjuni
      2. I
        Iliri

        E keqja zgjidhet me kalimin e çështjes urgjent në Gjykatën Kushtetuese. Kjo duhet bërë menjëherë! Duket qartaz që këtu brenda është një hile që nuk dihet se ndaj kujt është kurdisur t'i bjerë në kokë! Nëse veprohet më vonë, do të jetë vërtet vonë! Sepse kur vijnë mendtë, nuk i hanë as qentë. Mos harroni "Kalin e Trojës" dhe autorin "e dyshuar" të kësaj nisme!!!

        Përgjigjjuni
      3. X
        X

        Banda berishiste ne Spak ka mare urdher nga krimineli Sali haleja qe te bej pis zgjedhjet qe te justifikoj humbjen gerdalla politike e Vicidolit.

        Përgjigjjuni
        1. O
          O

          Duman shpellari ka mare urdher nga Sali shpellari qe te krijoj probleme per te justifikuar humbjet e zgjedhjeve Sali haleja.

          Përgjigjjuni
          1. P
            P

            Sali kerma nepermjet bandes se tij kriminale ne Spak do kompromentimin e ,gjedhjeve,kujdes,Mos bini victim e ketyre kriminelve te shpellarit te Vicidolit ne Spak.

            Përgjigjjuni
            1. s
              sali berish. kerma. krimineli. i shqiperis. te

              partia e opozites. qe drejton. krimneli. kerma. haleja. sali berish. eshte. parti kriminele. me nok dhe shok qe shkojn. mbas. kriminelit. nje. mender. m m m. do marin

              Përgjigjjuni
              1. T
                Trapjani

                Njazi Jaho nje jurit i njohur dhe me me integritet jo shume i kontestushem flet e jep mendime vertet prej plaku te urte . Por i nderuari Njazi si duket i shikon Saliut mbulesen prej qengji e si duket e ka harruar qe eshte po i kriminel bile me i rreziksbem se sa ka qene ne keta 34 vite . Duhet te mbash parasysh qe nga fillimet e demokracise terroristi Sali nuk mund te jetoje pa e pasur nen hyqem drejtesine qofte edhe kete te Dudumanit qe shqiptaret kishin shume shprese . Dumani o z Njazi eshte vene ne sherbim te plote te ketij krimineli qe e ka djegur disa here Shqiperine e Dumani lufton ndonje vogelsire ketej nga e majta i duken endrra te gjitha krimet e terroristi te pa shoq . Dumani pretendon qe te xhvilloje zgjedhje sipas porosise te Sali halese ashtu si di ai dhe vetem ai palaco .

                Përgjigjjuni
                1. J
                  J

                  Jepi Duman,o haleja e Saliut, qe punon me letrat anonime qe mer nga ai...

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    T dhjefsha Ramen dhe Berishen

                    Keto 3-4 mesazhet e fundit i ka shkruajtur i njejti person idiot!!! Sa turp.

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Bravo

                      Mero o burrë, vihet këtu per gallatë e per te parë ku arrin niveli i media ne Shqipëri. Po the Mero, Carlo, Qimi e Fahri Balliu i ke thënë te gjitha.

                      Përgjigjjuni
                    2. V
                      Vlora

                      KQZ ORGANIZON ZGJEDHJET SPAK VENDOS VLEFSHMËRINË E TYRE !!!!???

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sufllaqe

                        Nese jane te vjedhura si 30 vitet e fundit, PO. Ju duket absurde ju rilindasve zgjedhje pa presione e blerje votash, ju ka mesu partia qe edhe gruan e motrën ta japim per partinë.

                        Përgjigjjuni
                      2. L
                        Lanabregesi

                        Sali=Duman haleja qe komandohet nga Nest Angonet e kermes se Vicidolit.

                        Përgjigjjuni
                        1. U
                          Uliksi

                          Jaho respekte burre i zgjuar Ate vend e mbyten budallenjte

                          Përgjigjjuni
                          1. U
                            U

                            Shkarkojeni urgent Duman shpellarin,kete sherbetor te shpellarit Sali kermes. Hetimi I Erion Velis me letren e Saliut,gjoja Nesti Angoni,nuk mund te tolerohet,Dumani tregoj qart qe eshte nje mi haleje.

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Drini.

                              Ne se z. Njazi eshte kufome ,po aq eshte edhe Sahalja . Njaziu eshte 100 vjec por ligjerimin e ka te rrjedhshem ,koherent te sakte ligjerisht .Krahasojeni me te foluren e Sahales!. jo koherent ,kalon nga nje teme te tjetra ,pa rrjedheshmeri .Ka vdek Sahalja.

                              Përgjigjjuni
                              1. E
                                E drejta

                                Tani doli Spak ne sherbim te Berishes se deri dje pa arestuar Lalin ishte i Rames. O militante te semure, nese partite e qelbura qe kemi bejne transparence te vertete mbi fiancimet e fushates, nese administrata e mbushur me patronazhiste injorante nuk perfshihet ne fushate sipas kufizimeve te ligjit, nese bandat mbahen larg zgjedhjeve serish Rama fiton derisa ka Sali Qametin perballe. Por nul merr dot 85 mandate per ta kthyer shqiperine ne repubkike erdoganiste. Prandaj eshte ne paranoje.

                                Përgjigjjuni
                                1. V
                                  V

                                  Jo Dumanin te aktivizoj Saliu,por dhe te jatin e Dumanit dhe soj sorollop dumanesh, ne 11 Maj ai dhe gjithe keta bythelepiresit e tij do marin lesht e Currit.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. M
                                    Mbahu xha Muco !

                                    Mero , e ke menderosur fare . Po pse me mendjen e ndryshkesirave te diktatures do ta nxirrni ne selamet Lali Erin ju ? Kesisoj , dmth gazepin ta kthesh ne enderr , nuk deshmon tjeter gje pervec PANIKUT qe ka mberthyer Boten e hajduteve .

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Aron

                                      Duket qarte qe fundurinat qe kane marre peng SPAK do te mundohen te jete cete terrori vetem per socialistet.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. P
                                        P

                                        O Duman haleja e Saliut,mjaft na u hoqe parimor,Nesti Angoni ta nxori dhe ate pak kallaj qe te kish ngel. Tani ti je thjesht miu i halese se Sali kermes.

                                        Përgjigjjuni
                                      2. D
                                        Dajti

                                        Shqiptaret e provuan nje here me shpellarin e Vicidolit,Saliun,dhe e ktheu vendin ne hale,nuk vune ment dhe tani muaren shpellarin e Peshkopise Duman bythelepiresin e Saliut,dhe e ktheu Spakun ne vrimen e celsit per Angonet e Sali kermes.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. B
                                          B

                                          Banda kriminale e Sali halese ne Spak, me ne krye shpellarin e Peshkopise Altin Dumanin,ne 11 Maj do shpartallohet perpara votes massive te shqipove pro antarsimit ne BE,dhe arkitektit te Shqiperise moderne Edi Rama.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. T
                                            TIRONA

                                            SPAK-u eshte coroditur nga urdherat e karaxhicit dhe harron qellimisht detyren : 21 Janarin-Bruxelles,dhe Gerdecin! A nuk i doli boja?

                                            Përgjigjjuni
                                            1. T
                                              T

                                              Dua te di,ky e gjen guximin ky mut muti Altin Dumani qe heton me letrat anonime te Sali kermes(gjoja Nesti Angoni)?!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. L
                                                Lanabregesi

                                                Spaku me kalimin nen urdherat e Sali kermes eshte bere rrezik kombetar,prandaj duhet shkrire urgjent.Ishim mire kur ishim keq,kemi futur kancerin e Sali me duart tona.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. V
                                                  Vvv

                                                  Trushplaret patronazhiste me keq se ata dumbabiste. Mjerane qe i rendojne kesaj toke, nuk vlejne as per pleh tokash. SPAK eshte e vetmja shprese e shqiptareve per shtet ligjor.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. M
                                                    Myzeqari i bute

                                                    Jam dakord me cfare thote ky jurist i vjeter, qe natyrisht di me shume se juristet e plepave. Me kete veprim qe kane bere, SPAK e Dumani po behen lojtare politike. Dikush duhet t'i frenoje.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. e
                                                      e po...

                                                      Nisma e SPAK, mua me duket e rrezikeshme se ligjerish nuk ka asnje drejte te beje nje veprim te tille, por ka mundesi se kur shkel ligjin prokuroria, pse mos ta shkelin dhe subjekte te tjera duke mos i u pergjigjur, psh si policia apo subjekti i nje partie politike dhe çfare do beje spak pastaj?! Prandaj detyra e prokurorise si dhe spak eshte qe te ndjek problemin atje ku e percakton ligjiAteher spak mund te ngrere dhe nje taksforce per ata qe vjelin shalqinj apo domate kur nuk i vjelind te pjekura ose te pa pjekura. KY veprim i spak eshte i jashteligjeshem dhe duhet ndalur se rrezikon permlasje midis subjekteve dhe njerzeve. Pavaresi nuk do te thote pushtim !

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. d
                                                        drejtesi e munguar

                                                        Ne keto vite te egzistences te tij SPAK-u nuk eshte ndaluar nga askush per te hetuar e denuar krimet zgjedhore.Pse SPAK-u nuk hetoi formimin eskuadrave "vdekje prurese" te ngritura nga PD-ja qe pati edhe pasoja?Cili ishte roli i PD-s,Bashes,Bardhit e te tjereve per keto struktura paramilitare Ngritja e ketyre strukturave,ne mendimin tim,me e pakta eshte per shou dhe themelin e ka ne degradimin e zgjedhjeve.A do te veproj ndonjeher LIGJI ne vendin tone?Dyshimet e Z.Jaho jane te arsyeshme,qe duhen marre ne konsiderate.Mendoj se duhet dhene fund prokurorise dhe gjykates per arken me peshk.Nuk behet me grupe drejtesia po me ligje.Ne diktature edhe ligji me i keq zbatohej dhe ky eshte funksioni i ligjit dhe shtetit.Ne keto 35-vite kushdo qe vjen ne pushtet mendon se aty fillon Shteti Shqiptar.Zoterinj ,shteti ka vazhdimesi dhe kush vjen pas te parit duhet te beje mire e riparoj gabimet e fajet e tij,Cdo qeveri ka bemat e saj dhe per to merr lavderimet e ndeshkimet.Tek ne jeton shprehja "Shtet jam une".Aktualisht kemi kaluar tek shteti i prokuroreve,SPAK-t.Me keto veprime(pa i keqkuptuar qellimet)nuk mund te jemi shtet serioz.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. k
                                                          kasem gahinji

                                                          Mendja juaj nuk krahasohet as me koken e Hajdarit te Njaziut. Sepse Kane frike nga drejte sia e vertete, ndaj edhe iu shmangen mendimeve dhe sygjerimeve konstruktive te Njaziut me shoke. Ndaj do te kemi vetem ASPAK DHE DREJTESI PLEPASH E JO DREJTESI TE MENDIMIT AKADEMIK. Duman, o kushuriri i Duman eve, jep doreheqjen, je i paafte dhe kete paaftesi nuk ka amerika ta mbuloje. Vetem mentaliteti dhe doktrina Trap te shpeton, ndaj dhe e imiton.

                                                          Përgjigjjuni

                                                          Lini një Përgjigje