Belinda Balluku zbulon datën kur do të hapet tuneli i Murrizit

21 Shkurt 2025, 14:22Politika TEMA
Belinda Balluku zbulon datën kur do të hapet tuneli i Murrizit

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka ndarë lajmin se në 14 mars do të hapet tuneli i Murrizit.

Teksa ka inspektuar punimet në këtë tunel, Balluku tha se aktualisht po punohet për detajet e fundit, pak ditë para hapjes së tij.

“Nga tuneli i Murrizit. Me të gjithë konglomeratin e shkruar. Këtu jemi në metrat e fundit, ku bëhen lidhjet elektromekanike, ku bëhen lidhjet përsa i përket ndriçimit dhe pjesëve të tjera. Jemi në të dalë të tunelit në drejtim të Dibrës.

Një punë e jashtëzakonshme ka përfunduar, por në 14 mars do të kemi të gjithë mundësinë që të festojmë së bashku. Do të hapim edhe rrugën e Arbrit, që do të shënojë rritje ekonomike për gjithë Veriun”, tha mes të tjerash Balluku.

6 Komente

  1. b
    bjeri gajdes

    Mos harroni ta beni me valle e dajre si 4 heret e tjera qe eshte hapur.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dibrani

      Shpresoj te jete premtimi i fundit per kete tunel dhe mos te behet si premtimeve te perfundimit te punimeve te hekurudhesTirane Durres.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sa shume e kane zili

        Belinda nje super zonje,e mrekulluar per energjine e saj te pashtershme....

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dibra e madhe citizen

          ME VJEN KEQ QE VOTOJ JO PER TY, POR BRAVO PER KONTRIBUTIN NE RRUGEN E ARBRIT E ZOTI DO TE TA SHPERBLEJE ZEMER.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Edi

            Do ta shikoni pas pak kohesh cilesine e ketij tuneli……

            Përgjigjjuni
            1. C
              Ciu ciu

              Mos u merzit te te bie damllaja

              Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje