Zgjedhjet e 11 Majit - Berisha i hapur për aleancë me këdo, përveç Bashës

21 Shkurt 2025, 13:42Politika TEMA
Zgjedhjet e 11 Majit - Berisha i hapur për aleancë me këdo,

Sali Berisha është i hapur për të bërë aleancë për zgjedhje me çdo forcë politike që është pro rrëzimit të Edi Ramës, përveç Lulzim Bashës.

“Unë çdo ditë po ftoj parti të tjera, edhe ato që janë të pavendosura, uroj që të vendosin dhe të bashkohemi në një front për të larguar Edi Ramën nga pushteti.

Të gjitha të tjerat, nuk përjashtoj unë... Basha është me Taulant Ballën, mos i ngatërro aleancat natyrale”, tha Berisha në një konferencë për mediat.

Ai u shpreh i gatshëm edhe për aleancë me Partinë Drejtësi Integrim dhe Unitet të Shpëtim Idrizit, ndërsa pati dhe nje koment për partinë e Enkelejd Alibeaj.

“Ka parti Alibeaj? Po ku e ka?. Unë nuk po e paragjykoj atë. O zotëri, ata janë me vota të PD-së, të mos bëjmë kështu.

Megjithatë unë nuk po paragjykoj asgjë, por të mos harrojmë se atë mandat e kanë me votat e PD, po u teket të dalë mënjanë... Nuk i paragjykoj, jo, pavarësisht. Thashë, Basha ka partinë e Taulant Ballës”, tha Berisha. 

2 Komente

  1. O
    O Birrish o budalla

    O Birrish o Birrish kur do filloshe kengen ( u vodhen zgjedhjet masaker elektorale bandat nuk njohim zgjedhjet narkoshteti Sorros Vucici ) Haaaaaaaaaa me koqe jane ata qe i shkojne pas nje shurraqi se iken dhembet , ku edhe familja e ka abandonuar...

    Përgjigjjuni
    1. c
      ce

      Te kam rixha mos harro te fusesh ne koalicion particken me 3 antare, Kryetari Sali shehu, sekretarja e zyres, dhe roja fakir qe mezor i shpetoi thonjve te spiunit Agush kur lajthiti braktisi zyren e shtetit dhe ju turr zyrave te FRD se dhe gati mbyti rojen . Se me ate parti ne koalicion e ke te kapme fitoren me 11 maj 2025.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje