Divorci Meta-Kryemadhi: Shtyhet seanca e pajtimit, asnjëri nuk ishte paraqitur

21 Shkurt 2025, 11:00Politika TEMA
Divorci Meta-Kryemadhi: Shtyhet seanca e pajtimit, asnjëri nuk ishte

Seanca për ndarjen mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit është shtyrë për në datën 11 prill, ora 10:30.

Shkak është bërë mosparaqitja e Kryemadhit në seancë, e cila bëhej nëse mes tyre do të kishte pajtim ose jo.

Meta po ashtu nuk ishte i pranishëm, por kishte lënë autorizim avokatin e tij, Genc Gjokutaj.

Padia për divorc është ngritur nga presidenti i PL-së, Ilir Meta, i cili ndodhet në qeli.

Kujtojmë se ish- presidenti i Republikës Ilir Meta, njoftoi më 20 qershor 2024 se kishte nisur procedurat e divorcit me bashkëshorten e tij, pas 26 vitesh martesë, Monika Kryemadhin si dhe kishte depozituar në Gjykatën e Tiranës kërkesën e divorcit.

Në një deklaratë për mediat, kur Meta ishte ende i lirë, deklaroi se ai dhe ish-bashkëshortja e tij (si e ka quajtur ai) kanë ndjekur rrugën ligjore.

Për këtë çështje kreu i PL-së tha se njoftoi edhe djalin e tij Besarin, i cili i tha se meqë kanë kaq shumë tensione dhe probleme me njëri-tjetrin ‘pse nuk gjeni një zgjidhje më të qetë’ dhe divorci sipas tij është zgjidhja. Shkak për ndarjen sipas ish-presidentit të vendit ishin këndvështrimi për SPAK-un.

"Monika është më afër me SPAK-un se sa me mua. Por SPAK-u nuk e merr dot peng Ilir Metën, as përmes bashkëshortes, as përmes askujt tjetër”, tha Meta aso kohe.

Meta dhe Kryemadhi janë martuar në tetor të 1998 dhe nga martesa kanë tre fëmijë, Bora, Besar dhe Era Metaj.

3 Komente

  1. k
    k

    Nuk bedoj se I plasi bytha njeriu, perveç asaj kukumjaçkēs dhe vojo kushit te fshatit.

    Përgjigjjuni
    1. s
      salihi tha : i njoh te dy qihen

      muniqias ka nji takim pallimi qi memnjes sot ,xhuxhi duhet te presi e rrespektoj qejfet e kurves shpifur

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gimi i 7 %

        Nuk ka perse te paraqiten ne gjykate me avukatet ….eshte e tera histori nje bllofi te shemtuar …mbaeni mend kete qe po shkruaj …eshte truk ti shpetoje te pakten njeri drejtesise …edhe nje here ….eshte bllof i rendomte … Ata te dy kurre nuk kane per tu ndare ….hedhin here las here shashka dhe lajme te reme te drejtoj e drejtesine e re ne te tjera monopate , mos konsumoni sapunin per djath …mbaeni mend kete qe shkruaj …jane mashtrusa dhe plera te peshtira ….

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje