“Veliaj nuk ka reaguar politikisht ndaj SPAK”, Meçe: Deklarimet e tij nga burgu kanë në shënjestër personat që kanë manipuluar dosjen

21 Shkurt 2025, 09:20Politika TEMA
“Veliaj nuk ka reaguar politikisht ndaj SPAK”, Meçe:

Analisti Arben Meçe tha në emisionin “360 Gradë” se kryebashkiu Erion Veliaj pas arrestimit nuk ka reaguar politikisht ndaj SPAK.

Ai theksoi se deklarimet e Veliajt nga burgu kanë në shënjestër dy personat që kanë manipuluar dosjen.

Meçe vuri në dukje se Veliaj në asnjë vend nuk kap institucionin, por thotë këta dy persona kanë manipuluar provën.

“Veliaj në gjithë deklarimet e veta nga burgu në mënyrë absolute nuk e ka përdorur termin që ‘unë jam i dënuar politik’. Që do të thotë reagimet e tij nuk janë në statusin e një personi, i cili reagon politikisht ndaj SPAK. Por ai i ka vënë shenjëstrën te dy persona, të cilët kanë manipuluar dosjen.

Këndvështrimi i Veliajt në ndryshim nga këndveshtrimet e Berishës dhe të Metës, të cilët në të gjitha deklarimet e tyre, veprimet e SPAK i lidhin me politikën. Edhe thonë goditje politike, jo prokurorë, po goditje politike.

Jo individ, po institucion. Veliaj në asnjë vend nuk kap institucionin dhe në asnjë vend nuk thotë ‘jam goditur politikisht’, por thotë këta dy persona kanë manipuluar provën”, u shpreh Meçe.

1 Komente

  1. K
    Kolegu i SPAK -ut

    Jo ore po ca bën fiku 2 herë në ditë ofendon prokurorët jo Dumanin se sja mban. Rumani ka firmosur për arrestimin e tij po nuk guxon t'a shaj ja ka lënë Saliut atë pjesë

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje