“Arrestimi i Veliajt, i gabuar”, Lorenc Vangjeli: Amerikanët kanë ardhur në Tiranë, po monitorojnë

21 Shkurt 2025, 09:12Politika TEMA
“Arrestimi i Veliajt, i gabuar”, Lorenc Vangjeli: Amerikanët

Analisti Lorenc Vangjeli u shpreh mbrëmjen e djeshme se arrestimi i Erion Veliajt është i gabuar. Sipas tij kjo sepse i është ‘grisur kontrata politike’ dhe se i është shkelur prezumimi i pafajësisë.

“Ka shumë elementë që dëshmojnë se masa e arrestit është e gabuar, është grisur një kontratë politike e tij, si kryetar bashkie, është shkelur prezumimi i pafajësisë.

Formalisht gjykata ka të drejtë ta arrestojë, por a është e drejtë? Unë them jo. Kjo që po them unë është ajo që do thoja për çdo qytetar të Shqipërisë”, tha ai në Top Story.

Vangjeli shtoi se në  Tiranë kanë ardhur dy herë më shumë amerikanë që po asistojnë SPAK.

“Kanë ardhur dyfish amerikanë që asistonin SPAK më shumë nga sa kanë qenë”, tha ai.

 

5 Komente

  1. M
    Makiaveli

    Nuk e kuptoj pse z.veliaj sulmon prokurorin Dado që është bashkehetues me Dumanin pra janë njësoj për Veliajn Por ai sulmon dadon?? Me duket se SPAK -u ka akoma prova të tjera se nuk shpjegohet kjo gjuhë e Erionit që është bërë si saliu që shan e mallkon nga mëngjesi deri në darkë

    Përgjigjjuni
    1. c
      ce

      Lorenc ke nje aresyetim brilant qe na ben te degjojme me respekt sa here del ne studio, je per tu admiruar vertet.

      Përgjigjjuni
      1. p
        pjeter

        Ore Vangjel,pse or dreq nuk behesh i qarte njehere??pse ore ke alergji nga drejtesia,po e do 10 uje e nje fasule gjellen?? Veliaj nuk eshte i denuar or tej!! Veliaj eshte izoluar sepse sipas Prokurorise e gjykates,perbe rrezik per hetimet!! Tani prokuroret si duhete veprojne?? Te aplikojne ligjet apo te veprojne politikisht?? Ata sipas ligjeve ne fuqi pretendojne se kryetari i bashkise per funksionin qe ka ,ka favorizuar famljare e abuzuar me pozicionin e tij,kjo ndikon politikisht?? Sigurisht qe ndikon ,ky nuk eshte problemi i prokuroreve aman,eshte qe paketat ligjore nuk jane te perpunuara mire!! Problemi i prokurore e sipas meje nuk eshte pse Veliaj qendron ne qeli,por pse nuk aplikohen ligjet njesoj per kedo,pse vrasesit,banditet,kusaret,mashtruset hajnat si familja e Saliut e ushtaretxe tij nuk jane ne qeli!!

        Përgjigjjuni
        1. A
          Autoritarizmi politik

          Barvo, brovo Lorenc ke berë një shpjegim briljanta për ngjarjen dhe përgjegjësinë e SPAK.

          Përgjigjjuni
          1. a
            adi

            Sa te drejt paska pase Xhaxhi Enver !!!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje